Premte, 21 Nentor 2008 20:02:44

Lexoni versionin Print

Vidhnin targat e makinave, arrestohen dy policë

Ende nuk kishin mbushur një vit punë në policinë e shtetit, por karriera e dy punonjësve të patrullës së përgjithshme ka marrë fund pasi ata janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Klodiana Kotorri
Merkure, 02 Korrik 2008 08:41:00

 

Policët kishin marrë targat e një makine që ishte në varreza dhe i kishin sajuar dokumente false për të lëvizur lirshëm

TIRANË- Ende nuk kishin mbushur një vit punë në policinë e shtetit, por karriera e dy punonjësve të patrullës së përgjithshme ka marrë fund pasi ata janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Ka qenë një automjet i vjedhur në Itali të cilën e përdornin me targa e dokumente false dy punonjësit e policisë Taulant Hajro, 21 vjeç, e Alfons Gjoni, 27-vjeç, shkaku që ka detyruar SHKB-në t’i çojë në qeli dy ditë më parë ata. Burime zyrtare thanë se Hajro, polici i patrullës së Komisariatit nr. 4 dhe Gjoni, polici i patrullës së komisariatit nr 2, u arrestuan nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme sepse në mënyrë të kundraligjshme kanë përdorur mjetin me targa “S BN 108” të vjedhur në Itali. Të njëjtat burime shtuan se në momentin e bllokimit automjeti posedonte targa të Tiranës, të cilat ia kishin marrë një automjeti jashtë përdorimit që ndodhej në varreza.

Akuza

Pak javë më parë, oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kishin siguruar informacione se një automjet i vjedhur në Itali përdorej nga dy policë të Patrullës së Përgjithshme. Menjëherë SHKB-ja nisi hetimet për të zbardhur me saktësi implikimin e dy policëve. Pas hetimeve u zbulua se automjeti me targa S BN 108 ishte vjedhur në Itali dhe përdorej fillimisht nga polici Alfons Gjoni i cili më pas ia kishte shitur kolegut të tij Taulant Hajro. Duke i vendosur targat e një automjeti që ishte hedhur në varreza me targa “TR 2928 D”, dhe duke i sajuar dokumente false, Hajro kishte mundur të lëvizte lirshëm pa pasur probleme. Kështu automjeti i vjedhur dhe me dokumente false përdorej nga efektivi, i cili e përdorte edhe për shërbimet në polici. Për automjetin me dokumente false që xhironte çdo ditë nëpër komisariate pasi pronari i saj ishte polic, ka mësuar SHKB-ja pranë Ministrisë së Brendshme.

Arrestimi

Pas hetimeve SHKB-ja ndërhyri dy ditë më parë duke çuar në qeli dy policët e Patrullës së Përgjithshme. “Pavarësisht se automjeti në momentin e sekuestrimit i përkiste policit Tulant Hajro është vërtetuar se në këtë ngjarje është i implikuar edhe polici Alfons Gjoni ndaj dhe SHKB-ja vendosi t’i arrestojë të dy” thanë për “Shekullin” burime zyrtare. Ndërkohë që kolegëve të tyre dy të arrestuarit i kanë treguar se automjetin ia kishin blerë një personi nga Durrësi dhe nuk kishin dijeni se ai ishte i vjedhur në Itali duke mohuar dhe faktin që t’i kenë përgatitur vetë dokumentet false. Policia verifikoi menjëherë deklaratën e dy policëve të dhënë pas arrestimit duke marrë në pyetje personin që ata pretendonin se iu kishte shitur automjetin. Burime nga policia thanë se personi ka mohuar deklaratën e dy të arrestuarve duke treguar se nuk iu kishte shitur asnjë makinë atyre. Ndërkohë SHKB-ja ka sekuestruar automjetin si dhedokumentet false. “Pasi janë administruar të gjitha provat, duke bllokuar dokumentet false, zbulimin e burimit të targës së re që i është vendosur automjetit të vjedhur në Itali i cili kishte pasur targa të huaja si dhe prova të tjera u vendos të arrestoheshin dy policët e Patrullës së Përgjithshme” thanë burimet e policisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML