Duke besuar INSTAT, nga rritja e pagave, 4% shkon për inflacionin dhe 3% për pagimin e taksave
Paga mesatare në administratë 42 mijë lekë, që nga korriku 2007 taksat u shtuan 3 herë
Mësuesi i shkollës së mesme nuk merr më shumë pagë se 35.5 mijë lekë, pavarësisht se në bordero firmos 45 mijë lekë. Edhe në këtë rast pa futur inflacionin e vitit, që për këtë pagë, sipas llogarive për vitin 2008, shkon në 1 800 lekë.
Prej mëse një muaji, kreu i qeverisë po trumbeton në çdo dalje të tij, rritjen e pagave të punonjësve shtetërorë, ku spikasin mjekët dhe infermierët me një rritje prej 15 për qind dhe punonjësit e arsimit, ku rritja është 14 për qind. Ndërsa për pagat e larta, rritja do të jetë 4 për qind, duke zënë vetëm pjesën e inflacionit. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë Berisha ka bërë publike pagat bruto sipas kategorive, duke bërë edhe një krahasim me vitin 2005. Kohë në të cilin koalicioni i djathtë erdhi në pushtet. Duke mos përmendur faktin se nga rritja e pagave për mësuesit dhe infermierët, rreth 7 për qind shkon për inflacionin dhe taksat, qeveria e bollëkut ka kënaqur të gjithë rrogëtarët që tashmë mund të pinë kafen e mëngjesit me rritjen e pagës që nga 1 Korriku.
Rritja nuk i kalon 1 USD dita
Duke hequr dorë nga paga para taksave, që i intereson vetëm Kryeministrit, pagat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve që prej një Korrikut, rriten me 1 dollarë dita, përfshi këtu edhe inflacionin. Pra kemi një rritje nominale me 1 dollarë dita, për të gjithë kategoritë që përfitojnë një rritje 14-15 për qind. Ndërsa rrogëtarët që nga qeveria marrin një rritje deri në 7 për qind, thjesht do kenë mundësi që të blejnë të njëjtat mallra dhe shërbime që blinin në 2007.
Para dhe pas taksave
Qeveria, me një dorë i jep dhe me tjetrën i merr. Një strategji e tillë del hapur që në momentin që kreu i qeverisë flet me paga nominale dhe jo me ato reale. “Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23 665 lekë, në vitin 2005, në 41 847 në vitin 2008, ose një rritje prej 77 për qind”,- tha Kryeministri dje në mbledhjen e qeverisë. Por kjo është paga që firmoset në bordero. Nga 41 847 që shkon paga për këtë kategori, mësuesit në shkollën e mesme marrin në dorë vetëm 33 mijë lekë. Kjo është paga që duhet të lancohet nga qeveria, pasi rreth 8 800 lekë shkojnë për taksa sërish në shtet. Nëse këtu do të fusnim edhe inflacionin, atëherë paga e mësuesit do të reduktohej aq sa do të dukej mjerane.
E njëjta llogari vlen për të gjitha pagat e tjera. Mësuesi i shkollës së mesme nuk merr më shumë pagë se 35.5 mijë lekë, pavarësisht se në bordero firmos 45 mijë lekë. Edhe në këtë rast pa futur inflacionin e vitit, që për këtë pagë, sipas llogarive për vitin 2008, shkon në 1 800 lekë.
Paga neto
Qeveria, me një dorë i jep dhe me tjetrën i merr. Një strategji e tillë del hapur që në momentin që kreu i qeverisë flet me paga nominale dhe jo me ato reale. “Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23 665 lekë, në vitin 2005, në 41 847 në vitin 2008, ose një rritje prej 77 për qind”,- tha Kryeministri dje në mbledhjen e qeverisë. Por kjo është paga që firmoset në bordero. Nga 41 847 që shkon paga për këtë kategori, mësuesit në shkollën e mesme marrin në dorë vetëm 33 mijë lekë.
|
Paga mesatare për punonjësit e institucioneve të varësi të ministrive apo institucioneve të tjera |
45 000 lekë |
|
Paga mujore e arsimtarit me shkollë të mesme |
35 013 lekë |
|
Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare |
41 847 lekë |
|
Paga mujore e arsimtarit të shkollës së mesme |
45 055 lekë |
|
Paga mujore për infermierët |
28 564 lekë |
|
Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare |
29061 lekë |
|
Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik |
26534 lekë |
|
Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore në rrethe |
24300 lekë |
|
Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare |
39 700 lekë |
|
Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik |
37 672 lekë |
|
Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe |
37 000 lekë |
|
Paga mesatare për punonjësit e tatimeve |
62 497 lekë |
|
Paga mesatare për 999 punonjësit e doganave |
68 704 lekë |
BSH: Të ardhurat nga emigrantët në rënie
Të ardhurat nga emigrantët do të vijnë duke u pakësuar, duke u shndërruar në një problem jo vetëm për familjet që i kanë këto dërgesa burimin e vetëm të të ardhurave, por edhe për ekonominë. Pasi me këto dërgesa financohet pjesa më e madhe e deficitit tregtar. Ky është përfundimi i një studimit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit, gjatë viteve të ardhshme, ky fluks të ardhurash do të bjerë për shkak të dobësimit të lidhjeve mes emigrantëve dhe të afërmve të tyre në atdhe. Sipas studimit, me të ardhurat nga emigrantët jetojnë mbi 189 mijë familje, ose 26 për qind e totalit të familjeve në vendin tonë. Ekspertët e ekonomisë i sugjerojnë qeverisë që të gjejë burime të tjera financimi për të mbuluar deficitin tregtar. Një pjesë e madhe e të ardhurave nga emigrantët shkojnë për konsum, veçanërisht për familjet e tyre në zonat rurale. Në fshat, fenomeni i emigrimit është edhe më i theksuar, i ndjekur në qytet e vegjël.