Supervjedhja/ Krimi ekonomik, 6 muaj hetime për bandën e bankomatëve.Përvetësonin para dhe mallra me karta krediti false
TIRANË- Shkatërrohet rrjeti i vjedhjes së bankomateve dhe dyqaneve me karta krediti false. Antikrimi ekonomik-financiar pranë policisë së Tiranës, çon në qeli 26 persona përvjedhjen e bankomateve dhe supermarketeve me karta kreditifalse. Operacioni është organizuar pasditen e djeshme dhe ka vazhduar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke çuar në qeli 26 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia për arsye hetimi. Operacioniështë mbajtur sekret nga Krimi Ekonomik, seksioni i operacioneve speciale dhe të mbikëqyrjes.Mësohet se janë prerë edhe urdhër-arreste të tjera të cilat priten të ekzekutohen nga specialistët e antikrimit ekonomik-financiar. Operacioni është shtrirë në kryeqytet, ndërsa autorët dyshohet se “aktivitetin” e tyre e kryenin në të gjithë vendin.
----
Të ndarë në tregrupe të cilat përbëheshin nga 10 anëtarë, personat e kapur mbrëmë nga policia, kishin mundur të përvetësonin shuma parash duke përdorur karta false. Me anë të kësaj të fundit ata shkonin dhe nëpër dyqane e supermarkete ku blinin mallra të ndryshëm. Mësohet se janë më shumë se 30 veta të cilët kishin siguruar karta false dhe “vilnin” para nga bankomatet e dyqane në të gjithë vendin. Me kartën false ata paraqiteshin nëpër dyqane duke bërë të mundur blerje. Gjashtë muaj më parë, aktiviteti i personave të cilët kamuflonin duke u ndarë nga tre vetë, ra në “vesh” të agjentëve të seksionit të krimit ekonomik-financiar. Policia nisi menjëherë hetimet për të identifikuar rrjetin e vjeljeve të parave me karta false.
----
Kështu në orët e pasdites së djeshme, antikrimi ekonomik-financiar, seksioni i operacioneve speciale dhe të mbikëqyrjes pranë Policisë së Tiranës ka organizuar një operacion të gjerë për kapjen e personave të identifikuar. Rreth 30 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria, kanë bërë që operacioni të zgjasë deri në orët e para të ditës së sotme. Pasdite policia mundi të shoqëronte rreth 26 persona. Por për arsye hetimi policia e kryeqytetit nuk ka bërë të ditur emrat e të ndaluarve deri në përfundim të operacionit. Mësohet se policia përgjatë gjashtë muajve hetim kishte mundur të siguronte prova të mjaftueshme të cilat provonin aktivitetin e jashtëligjshëm të këtij rrjeti.