Lirimi i Sefgjinit, prokuroria e dërgon në Gykatë të Lartë
TIRANË- Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda “ankohet” në Gjykatën e Lartë për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini dhe ish-vartësit të tij, të pandehurit Avni Koldashi, të cilët Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i liroi nga masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin” se me datë 23 qershor, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me vendimin e togave të zeza të Gjykatës së Apelit, e cila ka prishur vendimin Shkallës së Parë duke liruar nga izolimi tre të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.
F.V
Premte, 04 Korrik 2008 09:18:00
Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda “ankohet” në Gjykatën e Lartë për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve
TIRANË- Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda “ankohet” në Gjykatën e Lartë për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini dhe ish-vartësit të tij, të pandehurit Avni Koldashi, të cilët Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i liroi nga masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin” se me datë 23 qershor, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me vendimin e togave të zeza të Gjykatës së Apelit, e cila ka prishur vendimin Shkallës së Parë duke liruar nga izolimi tre të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës. “Prishja e vendimit nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dhe kthimi i kërkesës për rishqyrtim edhe njëherë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ndaj të pandehurve Arben Sefgjini, Avni Koldashi e Budjon Meçe, është cilësuar nga institucioni i akuzës një vendim i nxituar dhe i pa bazuar në ligj. Për këtë arsye, i jemi drejtuar me një kërkesë rekursi Gjykatës së Lartë duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, ku të pandehurit izolohen në shtëpi me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Me dorëzimin e këtij rekursi, presim që për kërkesën tonë të caktohet një datë e shqyrtimit
|