Vdekja e ciftit,policia dyshon per trafik kokaine
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda merr nën hetim ngjarjen e ndodhur në janar të këtij viti në një restorant të fshatit Golem te Kavajës, kur shtetasit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku gjetën vdekjen pas konsumimit të një shishe vere e përzier me doza të larta kokaine. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të Ministrisë së Brendshme, të cilët pohuan se “hetimi deri tanishëm i dosjes është kryer me mbledhjen e provave materiale dhe disa dëshmive, të cilat janë administruar në një fashikull hetimor që tashmë ndodhet në duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda”. Sipas këtyre burimeve pranë Ministrisë, delegimi i kësaj dosje është bërë pas hetimeve paraprake, ku kanë lindur dyshimet se një grup kriminal shumë i mbuluar kryen trafik droge duke përzier kokainën me verë.
Premte, 04 Korrik 2008 08:23:00
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda merr nën hetim ngjarjen e ndodhur në janar të këtij viti në një restorant të fshatit Golem te Kavajës, kur shtetasit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku gjetën vdekjen pas konsumimit të një shishe vere e përzier me doza të larta kokaine. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të Ministrisë së Brendshme, të cilët pohuan se “hetimi deri tanishëm i dosjes është kryer me mbledhjen e provave materiale dhe disa dëshmive, të cilat janë administruar në një fashikull hetimor që tashmë ndodhet në duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda”. Sipas këtyre burimeve pranë Ministrisë, delegimi i kësaj dosje është bërë pas hetimeve paraprake, ku kanë lindur dyshimet se një grup kriminal shumë i mbuluar kryen trafik droge duke përzier kokainën me verë. “Dosja pas hetimit disa mujore, tashmë është deleguar në Prokurorin e Krimeve të Rënda dhe pritet që hetimet të zgjerohen më tej, pasi ekzistojnë dyshimet e trafikut të kokainës të përzier me verë”,-thuhet nga burimet e policisë. Ndërkohë, shkak për zgjerimin e hetimeve ka qenë ngjarja e ndodhur në Golem kur dy të rinj humbën jetën, pas konsumimit të një sasie vere që i kishte rënë rastësisht në dorë shtetasit Tomi Rrumbullaku. Pas analizës së verës dhe gjakut të viktimave, rezultoi se ata kanë konsumuar verë të përzier me kokainë. Por, asnjëri nga viktimat nuk njihej si person që konsumonte drogë, që ka bërë që policia të shtrij hetimet, ku si rezultat i hetimeve dyshohet se një kompani që importon verë në Shqipëri kryen edhe tregtimin e drogës përmes mënyrës së sofistikuara, duke përzier kokainën me verë. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vera që sillet e përzier me kokainë derdhej në një pajisje të ambalazhuar e cila pas përtharjes ndanë verën nga kokaina. Nga burimet e policisë, mësohet se grupi hetimor ka siguruar disa të dhëna të origjinës së importit të verës, transportuesit të saj dhe shpërndarësit në Shqipëri, ku gjatë ditëve në vazhdim dhe me dorëzimin e dosjes hetimore pranë Prokurorisë Krimeve të Rënda hetimi do të vazhdoi me metoda speciale të hetimit. Dy shtetasi Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku, vdiqën nga toksikimi pas një dreke në një restorant në Golem të Kavajës në janarin e 2008. Sipas të dhënave hetimore, viktimatkishin konsumuar edhe një shishe vere, e cila nga ekspertiza rezultoi se kishte përqendrim të lartë lënde narkotike e llojit kokainë.
|