Apeli lë në burg pa afat “Ben Qimen”
TIRANË- Ardhja e përgjigjes së analizës të gjurmëve të gishta nga Londra, e ka detyruar treshen gjykuese të Gjykatës së Apelit në kryeqytet, t’i ndryshoi masën e sigurisë të “fortit” të Fierit shtetasit Arben Isufaj i njohur ndryshe me pseudonimin “Ben Qimja”, nga ajo e “arrestit me burg” me afat 45 ditë në “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë. Kështu, paraditen e djeshme togat e zeza të Gjykatës së Apelit, pasi shqyrtuan ankimin e avokatit mbrojtës të personit nën hetim Arben Isufaj për ndryshimin e masës së sigurisë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, treshja gjykuese vendosi të rrëzoi kërkesën e mbrojtjes dhe i caktoi masën e kërkuar nga prokuroria, të “arrestit me burg” pa afat.
Flamur VEZAJ
Shtune, 05 Korrik 2008 08:13:00
TIRANË- Ardhja e përgjigjes së analizës të gjurmëve të gishta nga Londra, e ka detyruar treshen gjykuese të Gjykatës së Apelit në kryeqytet, t’i ndryshoi masën e sigurisë të “fortit” të Fierit shtetasit Arben Isufaj i njohur ndryshe me pseudonimin “Ben Qimja”, nga ajo e “arrestit me burg” me afat 45 ditë në “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë. Kështu, paraditen e djeshme togat e zeza të Gjykatës së Apelit, pasi shqyrtuan ankimin e avokatit mbrojtës të personit nën hetim Arben Isufaj për ndryshimin e masës së sigurisë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, treshja gjykuese vendosi të rrëzoi kërkesën e mbrojtjes dhe i caktoi masën e kërkuar nga prokuroria, të “arrestit me burg” pa afat. “Mbrojtësi ligjor i personit nën hetim Arben Isufaj, gjatë fjalës së tij para treshes gjykuese të Gjykatës së Apelit kërkoi që vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku është vleftësuar i ligjshëm arrestimi dhe është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë ndaj klientit të tij të rrëzohet pasi cilësohet si një vendim i paligjshëm. Ndaj shtetasit Arben Isufaj, mësohet të ketë thënë avokati, Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” me afat 45 ditë në kohën kur Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e dhënë në mungesë të caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg””thuhet nga burimet. Ku pas dëgjimit të fjalës së avokatit, gjykata i dha të drejtën e fjalës prokurorit të çështjes që përfaqësonte akuzën në këtë proces. Prokurori, gjatë fjalës së tij kundërshtoi pretendimet e mbrojtjes, duke kërkuar nga gjykata mos pranimin e kërkesës së mbrojtësit ligjor, për ndryshimin e masës së sigurisë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, pasi lirimi i personit nën hetim Arben Isufaj nga qelia përbën rrezikshmëri për hetimin e dosjes. “Pretendimet e avokatit mbrojtës janë të pabazuara në ligj, dhe kërkoi nga gjykata të mos pranohet kërkesa e ndryshimit të masës së sigurisë pasi lirimi i tij nga qelia përbën rrezikshmëri për hetimin e mëtejshëm të dosjes”,-mësohet të ketë thënë prokurori. Ku në përfundim të fjalës së tij, i është drejtuar treshes gjykuese të Gjykatës së Apelit të ndryshoi masën e sigurisë nga ajo që i ka caktuar Gjykata e Tiranës me “arrest me burg” me afat 45 ditë në “arrest në burg” pa afat, pasi vetëm pak ditë më parë ka ardhur në rrugë zyrtare dhe me anë të letër porosisë përgjigja e akt-ekspertimit të gjurmëve të gishtave që janë gjetur në armën e krimit që është vrarë Pirro Koçiu. “Ardhja e përgjigjes së akt-ekspertimit daktilogarfik të gjurmëve të gishtave nga Londra me anë të letërporosisë, ka vërtetuar dyshimet e prokurorisë se gjurmët e gishtave të gjetur në armën e përdoru në vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, e cila është sekuestruar në momentin e arrestimit të shtetasit Fatlum Kadia, kanë rezultuar se aty ndodhen edhe shenjat e gishtave të shtetasit Arben Isufaj. Letër porosia e ardhur me përgjigjet e analizave të gjurmëve të gishtave, tashmë po përkthehet në Ministrin e Drejtësisë dhe brenda pak ditëve do t’ju vihet në dispozicion palëve për tu njohur me këto përgjigjie të laboratorit kriminalistik të krahasimit të gjurmëve të gishtave në Londër”,-iu drejtua prokurori togave të zeza. Pas, kësaj kërkese trupi gjykues u tërhoq për këshillim, ku vetëm pak minuta më pas u kthyen duke lexuar diapozitivin e vendimit. “Pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve në proces, Gjykata e këshilluar në dhomën e këshillimit vendosi të rrëzoi kërkesën e avokatit mbrojtës dhe të pranoi kërkesën e prokurorisë, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve ndaj shtetasit nën hetim Arben Isufaj. I “forti” i Fierit u arrestua më 9 qershor të këtij viti, me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e gushtit të vitit 2002 ku mbeti i vrarë në banesën e tij shtetasit Pirro Koçiu. Ndërkohë, i akuzuari tjetër për këtë vrasje tashmë i arrestuar Fatlum Kadia ndodhet në proces gjykimi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ku prokurori ka kërkuar dënimin e tij me 21 vjet burg.
|