Premte, 21 Nentor 2008 21:05:11

Lexoni versionin Print

Miku i Artur Dajës rrëfen krimet e bandës së Lushnjes

TIRANË- Pozicioni i Aldo Bares dhe i bandës për të cilën ai akuzohet është rënduar dje nga rrëfimi i një tjetër dëshmitari të drejtësisë. Për shtatë orë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar nëpërmjet video-konferencës dëshminë e Arben Kices, njeriut që i shpëtoi një atentati të bandës së Lushnjes. Seanca gjyqësore për dëgjimin e dëshmisë së tij, u bë me dyer të mbyllura në prezencë të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, këtyre të fundit, prokurorëve të çështjes dhe trupit gjykues, për shkak të statusit që Kicja ka fituar, duke bashkëpunuar me drejtësinë.

Flamur Vezaj
Shtune, 05 Korrik 2008 08:18:00

Dëshmitari i drejtësisë, Arben Kicja, ka dëshmuar nëpërmjet video-konferencës atentatin kundër tij në Lushnje

TIRANË- Pozicioni i Aldo Bares dhe i bandës për të cilën ai akuzohet është rënduar dje nga rrëfimi i një tjetër dëshmitari të drejtësisë. Për shtatë orë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar nëpërmjet video-konferencës dëshminë e Arben Kices, njeriut që i shpëtoi një atentati të bandës së Lushnjes. Seanca gjyqësore për dëgjimin e dëshmisë së tij, u bë me dyer të mbyllura në prezencë të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, këtyre të fundit, prokurorëve të çështjes dhe trupit gjykues, për shkak të statusit që Kicja ka fituar, duke bashkëpunuar me drejtësinë. “Dëshmia e tij është ndër më të rëndësishmet për zbardhjen e “krimeve” të kryera nga banda e Lushnjës. Dëshmitari ka treguar para gjykatës, me anë të video -konferencës dy krimet e kryera nga pjesëtarët e kësaj bande që ndodhen prapa hekurave të burgut tashmë të arrestuar”,-pohuan dje burime nga prokuroria.

 

Dëshmitari Kicja është shfaqur në ekranin e sallës së gjyqit, i maskuar me një paruke me flokë të gjata në kokë dhe syze të errëta në sy.“Gjatë rrëfimit të tij, dëshmitari i mbrojtur nga policiaka treguar atentatin kundër tij, për shkak të shoqërisë së vjetër që kishte me Artur Dajën, armikun e përbetuar të Aldo Bares, që u bë edhe viktimë e këtij të fundit”-thuhet nga burimet brenda sallës së gjyqit. “Ka qenë ora 18:00 e pasdites së 16 nëntorit të vitit 2003, kur Rexhep Gina ka qëlluar në drejtimin tim për të më vrarë, por që për fat të mirë kam mbetur vetëm i plagosur. Kjo ngjarje ka ndodhur në verandën e lokalit tim që kisha në Lushnje dhe kur punoja për të jetuar”,-ka thënë Kicja para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ai ka shpjeguar se shkak i kësaj tentative vrasjeje ka qenë ndërmjetësimi i tij mes Rexhep Ginës dhe shtetasit Shkëlqim Haxhiu, për të cilin tha se e kishte pasur mik të ngushtë, në lidhje me privatizimin e një hoteli në Lushnje. “Atë lokal, Aldo Bare dhe shokët e tij donin ta merrnin vetë. Kjo ngjarje ka lidhje edhe me djegien e shtëpisë së Shkëlqim Haxhiut në gusht të vitit 1998. Në atë kohë më ka thënë Shkëlqimi se zjarrin e kishin vendosur Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina, të gjithë nën urdhrat e Aldo Bares e Enver Dondollakut”,-shtoi para gjykatës, dëshmitari i drejtësisë.

 

Arben Kicja ka implikuar bandën e Lushnjes edhe në djegien e shtëpisë së Shkëlqim Haxhiut. “Në atë kohë, më ka thënë se këta persona kanë shkuar në shtëpinë e Shkëlqimit, ku nuk kanë gjetur njeri dhe më pas i kanë vendosur flakën. Që atykanë marrë me vete disa nga personat që ndodheshin brenda në shtëpi duke i nxjerrë jashtë e kërcënuar me vrasje. Të gjithë këta tashmë nuk dihen ku janë, pasi kanë ikur jashtë shtetit”-mësohet të ketë thënë Kicja para gjykatës dhe avokatëve të të pandehurve, të cilët e kanë “bombarduar” me pyetje të ndryshme. Gjatë dëshmisë së tij, Kicja ka treguar edhe vrasjen e shtetasit Hysni Demiraj, ku sipas tij vrasjen e kanë kryer Afrim Hoxha, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. “Unë vetë nuk i kam parë, por që më kanë thënë që vrasjen e Hysni Demirajt e kanë kryer Afrim Hoxha, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare, pasi kosovari kishte njohje dhe pak miqësi me Artur Dajën”,-mësohet të ketë thënë Kicja para gjykatës. E gjithë seanca e dhënies së dëshmisë së tij është zhvilluar pa praninë e publikut, ku gjykata ka ndaluar edhe punonjësit e policisë të hyjnë brenda sallës së gjyqit për të ndjekur procesin. Ndërkohë, një javë më parë pranë kësaj gjykate dëshmoi bashkëshortja e Hysni Demirajt, Mimoza, e cila rrëfehu për vrasjen e burrit nga të pandehurit e bandës së Lushnjës së drejtuar nga Aldo Bare, të cilët sipas saj ishin të veshur me uniforma të policisë. Sipas këtyre burimeve, pranë kësaj gjykate do të dëshmojë edhe i penduari i fundit i kësaj bande, Petrit Liçi, i cili me dëshminë e tij ka “groposur” disa nga “shokët” e bandës, ku edhe ai bënte pjesë.


DËSHMITARËT

Petrit Liçi

Është konsideruar si i penduari i bandës së Lushnjes. Megjithëse u akuzua për pothuajse të gjitha atentatet e kësaj bande, Petrit Liçi rrëfeu për prokurorinë të gjitha krimet, që sipas tij kanë kryer Aldo Bare dhe banda e tij. Liçi është dëshmitar i prokurorisë edhe në procesin e dytë kundër bandës

Mimoza Demiraj

Bashkëshortja e njërës prej viktimave të bandës së Lushnjes, Hysni Demirajt, ka rrëfyer pak javë më parë vrasjen që ndodhi para syve të saj. Ajo ka pohuar në gjyq se autorët e krimit ishin të veshur me uniforma policie dhe e kishin ekzekutuar të shoqin me gjakftohtësi

Arben Kicja

Miku i hershëm i Artur Dajës është një tjetër dëshmitar i prokurorisë, në procesin penal kundër bandës së Lushnjes. Ai pohoi dje nëpërmjet një video-konference për krimet që anëtarët e bandës së Aldo Bares kanë kryer në Lushnje, për privatizimin e një hoteli në këtë qytet


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML