Merkure, 07 Janar 2009 22:32:52

Lexoni versionin Print

Mashtrimi me pallatet e të pastrehëve

Pallat për të pastrehët! Kaq ka mjaftuar që më shumë se 1 mijë banorë vlonjatë të dorëzojnë kërkesat për ato pak apartamente. Ëndrra për të pasur një shtëpi që mund ta shlyesh me kredi të butë ka joshur vlonjatë me shtëpi e pa shtëpi, ndërsa sot, tre pallatet për të pastrehët janë mbushur me njerëz

Anila Peçi
Hene, 07 Korrik 2008 08:10:00

 

Në pallatin e ndarë nga Enti i Banesave, në Jalli të Nartës, shumica e apartamenteve janë shitur ose dhënë me qera

Agim Hazizaj: Në Vlorë ka shumë të pastrehë, ndërsa iu jepen shtëpi atyre që nuk kanë nevojë

 

VLORË- Pallat për të pastrehët! Kaq ka mjaftuar që më shumë se 1 mijë banorë vlonjatë të dorëzojnë kërkesat për ato pak apartamente. Ëndrra për të pasur një shtëpi që mund ta shlyesh me kredi të butë ka joshur vlonjatë me shtëpi e pa shtëpi, ndërsa sot, tre pallatet për të pastrehët janë mbushur me njerëz. Mjafton të hedhësh një sy tek pallatet në zonën e Jallisë dhe tek ish -frigoriferi, për të vërejtur të njëjtin fakt abuziv.Familjarët që kanë përfituar shtëpime statusin e të pastrehit, prej katër vitesh i mbajnë të mbyllura. Një pjesë e mirë i kanë shitur, e të tjerë i kanë dhënë me qera. Banorët e listës së të pastrehëve pohojnë se vetëm 6 prej tyre ndodhen në këto shtëpi. Të tjerët as që i njohin.

***

Agim Hazizajn e presim sa ngjit shkallët e katit të parë me patericën e tij. Është ndër të parët që ka shkuar tek pallati në Jalli të Nartës, madje sipas tij i ka marrë me luftë këto shtëpi. “Janë vetëm 6 nga familjet e para që banojnë këtu. Të tjerët ose i kanë mbyllur dhe hapen shumë rrallë, kur u vjen ndonjë i afërm, ose janë shitur. Është turp për vendimet që merren,”,-vijon Agimi, duke shtuar se ka shumë njerëz në qytet që kanë nevojë të kenë një çati mbi krye. “ Është abuzim i hapur që këshilltarët u kanë dhënë shtëpi, atyre që nuk kanë nevojë- pohon ai për “Shekullin”.

***

Pallatet e të pastrehëve tek zona e ish-Frigoriferit ngjajnë si minikullat binjake. Hyrjet e fundit të pallatit të dytë janë ndarë vetëm tre muaj më parë dhe banorët që kanë përfituar po lidhin kontratat me ndërmarrjen e Entit të Banesave. Në të vërtetë, ndarja e këtyre apartamenteve u vendos me grevë urie.Konflikti për pallatin e parë te zona e ish -frigoriferit ka lindur në vitin 2005, kur Këshilli Bashkiak shpalli listën e personave që kishin fituar të drejtën e pronësisë mbi 24 apartamentet e shpërndarë për kategorinë e humbësve të banesave në firmat piramidale. Nga 150 kërkesat që ka reduktuar administrata e bashkisë për 1250 kërkesat fillestare, lista përfundimtare në të cilën janë shpallur fituesit ka ngjallur reagime tek qytetarët e tjerë, të cilët kanë mbetur në listën e pritjes. Me akuzën se lista e miratuar ishte thuajse abuzive, kërkesat për rishqyrtimin e saj kanë mbërritur në prefekturë dhe prefekti i qarkut, asokohe Kreshnik Alimerko, nuk ka shprehur ligjshmërinë e vendimit të marrë, por ka kërkuar rikthimin e listës për një votim të dytë në këshillin bashkiak. Ky konflikt u zgjidh pas protestave, por çështja e të pastrehëve në qytetin e Vlorës mbetet ende një problem i pazgjidhur.

REAGIMI

Xhelaj: Nuk do të

lejohet shitja e banesave

Drejtori i Entit të Banesave, Artan Xhelaj, pohon se nuk ka patur dijeni për dhëniet me qera pranë pallatit të Frigoriferit. Sinjalizimi i marrë, sipas tijdo të pasonte me një proces verifikues. Xhelaj ka deklaruar se nuk lejohet që pas kontratës, hyrjet të shiten apo jepen me qera, duke tjetërsuar destinacionin e tyre, pasi ka një kontratë me Entin e Banesave, pranë të cilit përfituesit duhet të shlyejnë kredinë e marrë.

SALIKAJT

Të pastrehët e vërtetë

Të pastrehët realë nuk përfitojnë prej asnjë liste. Tipike janë dy familjet që kanë mbetur në godinën 2- katëshe të lagjes “Osmën Haxhiu”. Familjet Salikaj përbëhen nga 8persona, 4 prej të cilëve janë fëmijë. Nga një komision i posaçëm, i ngritur nga ana e bashkisë është vlerësuar shtëpia e pabanueshme që dy vjet më parë, ndërkohë që tashmë kushtet janë skandaloze. Dërrasa të thyera tek shkallët, tavani krejt i rënë, dyshemeja e prishur, dërrasat e së cilës janë kalbur,janë pjesëtë ndërtesës dy katëshe. Familjet në fjalë janë strehuar aty prej dekadash, ndërsa sot ndërtesës i është njohur pronari. Vetëm katër ditë më parë, çështja e familjeve u shqyrtua në mbledhjen më të fundit të këshillit bashkiak, por çështja e tyre mbetet e pazgjidhur.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML