Enjte, 08 Janar 2009 00:17:58

Lexoni versionin Print

Pushimet, radhët e para në Kakavijë

Megjithëse numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushime verore nuk është i shumtë, në pikën kufitare të Kakavijës janë shfaqur problemet e para.

E.Bani
Hene, 07 Korrik 2008 08:05:00

 

Sporteli i vetëm në doganën greke ka krijuar vonesa në pikën kufitare

KAKAVIJË- Megjithëse numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushime verore nuk është i shumtë, në pikën kufitare të Kakavijës janë shfaqur problemet e para. Çelja e vetëm një sporteli nga pala greke ka sjellë radhë në pikën doganore,të cilat fatmirësisht janë eleminuar shpejt. Rreth orës 05.00 të ditës së djeshme, 6 autobusë e disa automjete të vogla kanë qenë në pritje për të dalë nga territori grek. Duke qenë se përparësi në përpunimin e dokumentacionit në pikat kufitare kanë udhëtarët e autobusëve, janë lënë pas dore udhëtarët e makinave të vogla, për shkak se ishte hapur vetëm një sportel. “ Menjëherë janë marrë kontakte me palën greke, e cila ka shtuar edhe një tjetër sportel. Pas kësaj mase, radhët janë eleminuar shpejt, duke mos paraqitur më asnjë problem për emigrantët”,- ka bërë të ditur zëdhënësi i drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Gentian Mullai, në lidhje me këtë çështje. Që prej datës 20 qershor, kohë në të cilën hyri në fuqi qarkorja e Ministrisë së Brendshme greke për lëvizjen e lirë të emigrantëve shqiptarë në të dy anët e kufirit, fluksi i lëvizjeve ka qenë tejet normal. Deri tani llogariten të kenë hyrë në vendin tonë vetëm nëpërmjet Kakavijës rreth 40 mijë emigrantë, ndërsa pritet që numri i tyre të rritet ndjeshëm në fundin e këtij muaji.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML