Enjte, 08 Janar 2009 00:47:50

Lexoni versionin Print

I alkoolizuari vret veten me granatë, plagos nënën

Konsumimi me tepri i alkoolit ka sjellë një tragjedi në Lezhë, ku një 45-vjeçar ka vrarë veten me granatë, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës, kur Genc Gjinaj ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur.

Hene, 14 Korrik 2008 08:12:00

 

Genc Gjinaj ka tentuar të vrasë nënën, pasi i kërkoi të linte alkoolin, por ka mbetur i vdekur në vend

 

LEZHË- Konsumimi me tepri i alkoolit ka sjellë një tragjedi në Lezhë, ku një 45-vjeçar ka vrarë veten me granatë, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës, kur Genc Gjinaj ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Ai ka nisur të debatojë me nënën e tij, Marie Gjinin, e cila i ka kërkuar të birit për të disatën herë të heqë dorë nga alkooli. “Ke katër fëmijë të rritur dhe vjen i dehur në shtëpi”,-mësohet t’i ketë thënë ajo të birit, që mesa duket është acaruar së tepërmi dhe ka tentuar të vrasë nënën e tij. Sipas policisë së Lezhës, 45- vjeçari Genc Gjinaj ka marrë një granatë mësymëse, të cilën e mbante pa leje dhe i ka hequr siguresën, duke kërcënuar të ëmën se do ta vriste.

***

Pasi i ka hequr siguresën granatës, Genc Gjinaj ka humbur vëmendjen, duke i shpërthyer granata ndër duar. Sipas policisë që mbërriti në vendngjarje, ai ka humbur menjëherë jetën, ndërsa nëna e tij, Maria është plagosur rëndë, si pasojë e shpërthimit. Zhurma e shpërthimit ka alarmuar fqinjët e familjes Gjinaj, të cilët kanë shkuar në banesën e tyre për t’u dhënë ndihmë. Ata ekanë dërguar 65- vjeçaren Marie Gjinaj në spitalin e Lezhës, por gjendja e saj e rëndë shëndetësore i ka detyruar mjekët ta nisin drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për mjekim të specializuar. Sipas mjekëve të spitalit të Lezhë, të cilët edhe i kanë dhënë ndihmën e parë : “Maria kishte djegie në një pjesë të madhe të trupit dhe ishte shumë i vështirë shpëtimi i saj. Kjo ishte edhe arsyeja që e dërguam në spitalin e Tiranës”. Ndërkohë, policia e mbërritur në lagjen Frutikulturë të Lezhës nuk e pati edhe aq të lehtë të kryente hetimet në vendin e ngjarjes.

***

Dyshimet për një granatë të dytë në trupin e Genc Gjinajt kanë vënë në vështirësi policinë, e cila e ka lënë për shumë kohë viktimën të shtrirë përmbys. Punonjësit e policisë së Lezhës kanë kërkuar ndihmën e specialistëve nga Tirana, për të bërë të mundur nxjerrjen e kufomës nga banesa. Kjo gjë është arritur rreth orës 10.00 të paradites së djeshme. Burime të policisë së Lezhës bëjnë të ditur sekatër fëmijët e viktimës Genc Gjinaj ndodhen në emigracion jashtë vendit dhe pritet ardhja e tyre, për të zhvilluar ceremoninë mortore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML