Merkure, 07 Janar 2009 21:02:54

Lexoni versionin Print

Rrugët pa tabela, shkak për aksidente

Mungesa e sinjalistikës rrugore mbetet problemi më i madh për qarkullimin rrugor në qarkun e Shkodrës. Mjaft prej rrugëve të këtij qarku, përfshirë dhe akset nacionale, ku dhe kamjaft qarkullim mjetesh të ndryshme kanë mungesa të theksuara të sinjalistikës rrugore, një detyrim ky që duhet të kryhet nga njësitë e qeverisjes vendore

A.Dushi
Hene, 14 Korrik 2008 08:13:00

 

Në Shkodër, pjesa më e madhe e rrugëve nuk janë të pajisura me sinjalistikë

SHKODËR-Mungesa e sinjalistikës rrugore mbetet problemi më i madh për qarkullimin rrugor në qarkun e Shkodrës. Mjaft prej rrugëve të këtij qarku, përfshirë dhe akset nacionale, ku dhe kamjaft qarkullim mjetesh të ndryshme kanë mungesa të theksuara të sinjalistikës rrugore, një detyrim ky që duhet të kryhet nga njësitë e qeverisjes vendore. Në të shumtën e rasteve, këto mungesa ndikojnë në aksidentet automobilistike, veçanërisht në stinën e verës, kur lëvizja drejt zonave turistike shtohet dhe numri i automjeteve që lëvizin është më i madh, pasi janë dhe emigrantët që me mjetet e tyre vijnë për të kaluar pushimet. Ndonëse ky problem është shtruar dhe herë të tjera nga drejtuesit e qarkullimit rrugor në Shkodër, asnjë zgjidhje nuk është gjetur. Sipas shefit të qarkullimitrrugor në drejtorinë e policisë Shkodër, Dritan Bonaj, situata është alarmante dhe mjaft problematike . “Mungesa e theksuar e sinjalistikës rrugore bëhet shkak për aksidente, ndërsa pushteti vendor nuk i përgjigjet kësaj kërkese”,-thotë ai. Në aksin rugor Shkodër – Theth , në të dy drejtimet mungon plotësisht sinjalistika rrugore edhe pse gjatë verës drejt parkut kombëtar të Thethit lëvizin mbi 6000 persona , kryesisht turistë të huaj .

Ndërsa rruga e Dukagjinit është e pamundur të kalohet prej tyre për shkak të gjendjes së saj. "Në pjesën që kalon nga Qafë Thorja , rruga është e ngushtë dhe autobuzët me turistë nuk kalojnë dot , ndërsa mungesa e tabelave fillon që nga qyteti i Koplikut”,-shpreh shqetësimin Bonaj. Po kështu, sinjalistika rrugore mungon dhe në aksin Shkodër – Koman, nëpër të cilin lëvizin shumë automjete , veçanërisht turistë kosovarë që hyjnë në këtë drejtim në Shqipëri. Dihet se në liqenin e HC Komanit lëvizin tragete, por ajo që ndodh është se mungesa e sinjalistikës sjell në mjaft raste edhe bllokimin e automjeteve që parkohen mbi urën pranë hidrocentralit dhe afër tunelit. Mungesa e sinjalistikës rrugore përbën shqetësim dhe për aksin rrugor Shkodër- Velipojë, ku dhe ato pak tabela që janë, nuk i plotësojnë kushtet për të shërbyer si mjete sinjalistike në rrugë. "Në këtë aks, i cili është rikonstruktuar i plotë vitet e fundit, policia është duke ngritur disa pengesa , tek kthesat dhe tek vendet ku zakonisht ndodhin akidente , por kjo nuk i zëvendëson tabelat e munguara "-shton Bonaj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML