Diel, 07 Shtator 2008 16:12:19

Lexoni versionin Print

Durrës, banorët peticion bashkisë për çadrat në plazh

Zënia e hapësirave publike në plazhet e Durrësit nga ana lokaleve private ka bërë që banorët të dorëzojnë një peticion në bashki. Janë 100 banorë që kanë vendosur emrin dhe firmën e tyre në peticionin

Mark Brunga
Marte, 22 Korrik 2008 08:49:00

 

Zënia e rërës nga lokalet detyron qytetarët që të paguajnë tarifat e lokaleve. Banorët kërcënojnë bllokim të rrugës

DURRËS- Zënia e hapësirave publike në plazhet e Durrësit nga ana lokaleve private ka bërë që banorët të dorëzojnë një peticion në bashki. Janë 100 banorë që kanë vendosur emrin dhe firmën e tyre në peticionin ku deklarojnë se këtë vitrëra është gllabëruar nga afaristët e zheslongjeve duke e lënë qytetarin e thjeshte pa asnjë mundësi për të shijuar edhe ai pa shpenzime atë hapësirë publike që i përket ligjërisht atij. Sipas tyre, nëse bashkia nuk merr masa, atëherë do të nisin protestat e bllokimet e rrugëve.

Peticioni me firmat e 100 qytetarëve që banojnë në plazhin e Durrësit i është dorëzuar dje kryetarit të bashkisë, Vangjush Dako, si dhe është vënë në dijeni prefekti Klodian Pajuni. Banorët janë ankuar se hapësirat publike në plazh janë ngushtuar së tepërmi por kjo ka sjellë edhe konfrontime mes pronarëve të lokaleve dhe pushuesve të ndryshëm. Sipas tyre, pronarët e lokaleve dhe hoteleve buzë detit kanë depërtuar deri poshtë rërës së lagur dhe kanë shtrirë çadrat edhe në pjesën publike. Çdo ditë në Plazhin e Durrësit por edhe tek Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit dhe Golem qindra qytetare detyrohen të marrin shezllone kundrejt pagesës300 lekë në ditë jave dhe 500 lekë në fundjave për të pushuar në breg të detit. Në të gjitha rastet e tjera pushuesit që shkojnë me çadrat e tyre si dhe ata që kanë apartamente banimi në plazh vendosen në kushte aspak komode ngase gjenden të rrethuar nga rrjeta dhe në pamundësi për të dalë në det konfrontohen me pronarët e plazheve.

Vetë kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako, nuk i është përgjigjur ende këtij peticioni të banorëve. Pak ditë më parë aika deklaruar se do të rregullojë raportin mes plazheve private dhe atyre publike duke i dhënë përparësi njerëzve dhe plazheve publike. Aktualisht nga 30 mijë metra katrorë rërë që administron bashkia e Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, vetëm në tre pika ka plazhe publike dhe secila prej tyre nuk ka më shumë sesa 200 m2. Bashkia pati deklaruar se hoteleve do t’iu jepet sipërfaqe për plazhe private në këmbim të vënies në shërbim të pushuesve të tualeteve, por në asnjë rast një deklarim i tillë nuk ka gjetur zbatim ndërkohë që plazhet private kanë pushtuar të gjithë plazhin. Organizatorët e peticionit i kanë lënë vetëm tre ditë kohë bashkisë për të reaguar në ndëshkim të abuzuesve para se ata të organizojnë në Plazhin e Durrësit protestë masive duke paralajmëruar bllokimin e rrugës. Një tjetër projekt që është diskutuar në bashki në lidhje me këtë çështje është ai i mbrojtjes së hapësirave të plazhit duke iu dhënë të drejtë hoteleve që të vendosin në rërë zhezlongje vetëm sa kanë kapacitet dhomash për klientët e tyre.

DURRËS

Incident mes policisë dhe bodigardëve të diskos

DURRËS- Muzika e lartë dhe zhurmat e lokaleve të ndryshme në zonën e plazhit të Durrësit kanë shënuar dje një incident me policinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës kur një punonjës policie është ndjerë i pafuqishëm për të kryer funksionin e tij teksa ka tentuar të hyjë në mjediset e një kompleksi turistik. Edhe pse efektivi i policisë së plazhit i ka ofruar punonjësit të sigurisë së diskos, shtetasit Elidon Kurti, dokumentacionin si mjet identifikimi dhe dokumentin që dëshmonte se ishte punonjës i Policisë së Shtetit, Kurti ka refuzuar ta lejojë të futet brenda. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës teksa 30-vjeçari i punësuar në kompleks nuk ka pranuar t’i bindet urdhrit të punonjësit të policisë. Ky i fundit do të hynte në lokal për të kontrolluar situatën dhe për të parë nivelin e zhurmës. Policia ka bërë të ditur se efekti i saj ishte në ushtrimin e detyrës dhe për këtë arsye ka kërkuar ndjekje penale ndaj Kurtit. Sipas policisë, të gjitha institucionet private apo ato shtetërore janë të detyruar t’i binden efektivit të policisë së shtetit kur ai është në ushtrim të detyrës. Policitë private licencohen me autorizim të Policisë së Shtetit dhe nuk kanë imunitet ndaj tyre, por janë të detyruara që të zbatojnë ligjet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML