Shtune, 22 Nentor 2008 00:52:19

Lexoni versionin Print

Burg përjetë, kërcënon Qamil Rexhaj

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk i ka “mbyllur” gojën Qamil Rexhës, i cili ka kërcënuar fill pas njohjes me vendimin. “Do të dal pas pesë vitesh nga burg dhe ai që na futi brenda ka për ta paguar”,-shpërtheu në gjykatë i shpalluri fajtor për vrasjen e mjekut nga Hasi, Behar Kastrati.

Flamur Vezaj
Merkure, 23 Korrik 2008 08:46:00

 

Pas 67 seancash gjyqësore, prokurorët bindin Gjykatën e Krimeve të Rënda se Rexhajt janë autorët e vrasjes së Behar Kastratit

Krimet e Rënda: Vëllezërit Rexhaj vranë Behar Kastratin. Dënohen me burgim të përjetshëm dhe 25 vjet

TIRANË- Dënimi me burgim të përjetshëm nuk i ka “mbyllur” gojën Qamil Rexhës, i cili ka kërcënuar fill pas njohjes me vendimin. “Do të dal pas pesë vitesh nga burg dhe ai që na futi brenda ka për ta paguar”,-shpërtheu në gjykatë i shpalluri fajtor për vrasjen e mjekut nga Hasi, Behar Kastrati. Kërcënimi u bë në sallën nr. 3 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, menjëherë pasi gjykata shpalli fajtorë dy vëllezërit Rexha dhe Ibrahim Gecin. Procesi gjyqësor për vrasjen e Kastratit përfundoi dje me dënimin përjetë të Qamil Rexhës, me 25 vjet burg për vëllanë e tij, Abedinin dhe 20 vjet burg për Ibrahim Gecin. Në vendimin e saj, Gjykata e Krimeve të Rënda përcaktoi se tre fajtorët duhet të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Togave të zeza iu deshën rreth 45 minuta kohë për të lexuar vendimin e arsyetuar të shpalljes fajtorë të tre të pandehurve, ndaj të cilëve janë zhvilluar 67 seanca gjyqësore. Pas debateve të ndryshme gjyqësore, prokurorët e çështjes Ardian Nezha dhe Eugen Beçi arritën të bindin togat e zeza se tre të pandehurit janë autorët e rrëmbimit dhe më pas vrasjes së mjekut Behar Kastrati. Sipas vendimit të gjykatës, arsyeja që shtyri dy vëllezërit Rexha të hakmerreshin ndaj mjekut Kastrati ka qenë ngjarja e marsit të vitit 1995, ku vëllai i dy të pandehurve ndërroi jetë nga ataku-kardiak në Krumë dhe që familja Rexha mendonte se për këtë vdekje është fajtor mjeku Kastrati. “I pandehuri Qamil Rexha është ideatori i këtij rrëmbimi dhe më pas personi që ka kryer vrasjen e mjekut Kastrati, me ndihmën e vëllait të tij, Abedinit. I pandehuri Ibrahim Geci ka qenë personi që ka ndihmuar dy vëllezërit për rrëmbimin e mjekut, duke i treguar të gjithë lëvizjet e tij në Has para dhe gjatë ditës së rrëmbimit”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Dy javë më parë, prokurorët e çështjes Beçi dhe Nezha gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare kërkuan nga gjykata dënimin me burgim të përjetshëm të të pandehurit Qamil Rexha dhe me nga 25 vjet burg secilin për të pandehurit Abedin Rexha dhe Ibrahim Geci. Ndërkaq, vetë të pandehurit një javë më parë gjatë fjalës së tyre të fundit para gjykatës, kërkuan drejtësi dhe jo mëshirë, duke këmbëngulur për të disatën herë që ata nuk janë autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së mjekut Behar Kastrati. “Prokuroria nuk ka sjellë ndonjë provë apo dëshmi që thotë se ne vëllezërit Rexhaj jemi autorë të vrasjes së mjekut Kastrati. Nuk kishim pse ta rrëmbenim apo ta vrisnim Behar Kastratin, pasi ai nuk ka qenë në punë, natën që kemi dërguar vëllanë në spital”,-janë mbrojtur vëllezërit Rexha. Tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë vëzhguar, rrëmbyer dhe më pas vrarë mjekun Behar Kastrati natën e 7 korrikut të vitit 2005 pas mesnatës, duke konsumuar veprën penale të “rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit me pasojë vdekjen”, si dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake, municioneve dhe lëndëve plasëse”. Sipas vendimit, Kastrati u rrëmbye pas vëzhgimeve disa ditore nga i pandehuri Ibrahim Geci, i ngarkuar për këtë punë nga Qamil Rexha.

DËNIMET

Qamil Rexha

Ka kryer veprën penale të “rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim. U dënua me burgim të përjetshëm

Abedin Rexha

Ka kryer akuzën e “rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” me pasojë vdekjen e personit të kryer në bashkëpunim. U dënua me 25 vjet burg

Ibrahim Geci

Akuzohet për “rrëmbim dhe pengmarrje të personit” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. U dënua me 20 vjet burg


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Abedin dhe Qamil Rexha në gjyq

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML