Hene, 06 Tetor 2008 18:03:07

Lexoni versionin Print

Sherri në plazh, vritet me thikë në zemër 20-vjeçari

Një 20- vjeçar nga Durrësi është vrarë me thikës pas një grindjeje për motive të dobëta në lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30 në plazhin e Durrësit, në sektorin e njohur me emrin “Iliria”. Viktima është Renato Koçiu, i cili nuk ka mundur që t’i mbijetojë goditjes me thikë në zemër.

Mark Brunga
Merkure, 23 Korrik 2008 08:35:00

 

Renato Koçiu është zënë me disa të rinj mbrëmjen e djeshme. Një prej thikave ka arritur që t’i prekë zemrën

DURRËS- Një 20- vjeçar nga Durrësi është vrarë me thikës pas një grindjeje për motive të dobëta në lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30 në plazhin e Durrësit, në sektorin e njohur me emrin “Iliria”. Viktima është Renato Koçiu, i cili nuk ka mundur që t’i mbijetojë goditjes me thikë në zemër. Ai është dërguar me urgjencë për në spital por ka humbur jetën gjatë rrugës. Edhe pse zona ka qenë e populluar me njerëz, policia nuk ka mundur që të arrestojë autorin e kësaj vrasjeje.

Përgjaket nga një sherr banal sezoni turistik në plazhin e Durrësit. Mbrëmjen e djeshme një grup të rinjsh që ndodheshin në një lokal kanë nisur të grinden për motive të dobëta. Ata janë sharë mes tyre dhe në këtë moment janë vënë në përdorim grushtet. Dëshmitarët okularë pohuan se në një moment një prej të rinjve ka nxjerrë një thikë e ka goditur 20- vjetarin dy herë. Goditja ka rezultuar vdekjeprurëse pasi ka prekur drejt e në zemër dhe nga hemorragjia e madhe ka bërë që ai të humbë jetën shumë shpejt. Ndihma e shpejtë që është tentuar që t’i jepet ka qenë e paefektshme dhe kur trupi i të riut ka përfunduar në spital, ai është dërguar direkt e në morg. Personat që ishin të pranishëm në sherr janë larguar shumë shpejt duke tentuar t’iu fshihen punonjësve të policisë, e cila fillimisht e ka pasur të vështirë që të identifikojë viktimën. Policia ka siguruar informacion të shpejtë dhe realisht ka identifikuar autorin e krimit, por për arsye hetimore nuk e ka bërë ende të ditur publikisht. Ekspertët kanë siguruar në vendin e ngjarjes provat e krimit, thikën si dhe kanë marrë në pyetje kamerierët dhe klientët që kanë qenë të pranishëm aty. Fillimisht janë shoqëruar në polici edhe disa të rinj te dyshuar se kishin lidhje ose dijeni mbi krimin e ndodhur.

Grupi i ekspertëve që ka shoqëruar trupin e pajetë të të riut Renato Koçiu ka konstatuar se ai kishte marrë dy goditje me thikë, nga të cilat njërën në kokë por që ishte e padëmshme për shkak të thellësisë së saj, ndërsa tjetraka qenë goditja vdekjeprurëse. Ajo ka qenë direkt në zemër. Gjatësia e thikës ka qenë e madhe dhe ka depërtuar në aortën e 20- vjeçarit duke shkaktuar edhe hemorragji të madhe. Arma e krimit është sekuestruar në vendngjarje, ku edhe janë marrë gjurmët e gjendura në të për të ballafaquar autorin me provat materiale të krimit të kryer. Deri në orët e mesnatës policia ishte në kërkim të vend strehimit të autorit të mundshëm të kësaj vrasjeje që ndodhi në mes të sezonit të plazhit, duke tronditur rëndë edhe pushuesit e shumtë që ishin në këtë zonë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML