Hene, 13 Tetor 2008 16:11:28

Lexoni versionin Print

Lushnje, bashkia ndalon shitjen e qumështit në rrugë

Tregtimi i qumështit me bidonë në rrugë në qytetin e Lushnjes është ilegal dhe këtë gjë e kanë mësuar mirë disa tregtarë lokalë, të cilët kanë parë dje produktin e tyre të derdhej në kanal. Zyra veterinare dhe e mbrojtjes se konsumatorëve si dhe policia bashkiake nuk kanë lejuar tregtimin e qumështit në rrugët e qytetit

Sokrat Ndreçka
Merkure, 23 Korrik 2008 08:41:00

 

Tregtarët që janë kapur dje nga policia bashkiake kanë parë qumështin e tyre të derdhej në kanal

LUSHNJE- Tregtimi i qumështit me bidonë në rrugë në qytetin e Lushnjes është ilegal dhe këtë gjë e kanë mësuar mirë disa tregtarë lokalë, të cilët kanë parë dje produktin e tyre të derdhej në kanal. Zyra veterinare dhe e mbrojtjes se konsumatorëve si dhe policia bashkiake nuk kanë lejuar tregtimin e qumështit në rrugët e qytetit dhe në orët e para të ditës së djeshme kanë nisur një aksion të shpejtë për parandalimin e këtij fenomeni. Ata kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme qumështi, i cili tregtohej nga prodhues të ardhur nga zonat rurale. Brenda rreth dy orësh janë grumbulluar mbi 80 bidonë me qumësht, sasi kjo hedhur në kanal për tu treguar prodhuesve të qumështit se tregtimi në rrugë, jashtë kushteve frigoriferike, është kategorikisht i ndaluar.

Duhet thënë se fermerët që kanë tregtuar prodhimin e stinës në mënyrë të jashtëligjshme nuk kanë bërë asnjë rezistencë kur kanë ndërhyrë forcat e policisë bashkiake dhe inspektorati veteriner dhe mbrojtjes se konsumatorit. Jo më larg se një muaj më parë u konstatua se disa fermerë tregtonin qumësht me simulantë për të ruajtur prishjen nga temperaturat e larta. Pas publikimit të këtij fakti tregtarët u tërhoqën nga tregu për disa ditë dhe kur panë se ra kërkesa nga organet e specializuara, dhjetëra fermerë vërshuan në rrugë me bidonë qumështi pa siguruar me parë kushtet e higjienës. Përgjegjësi i zyrës veterinare dhe mbrojtjes se konsumatorëve, Avni Agaçe thotë se “nuk do lejojmë të tregtohet qumësht në rrugë, pasi ai është i kontaminuar nga veprimi i agjenteve atmosferikë dhe kjo përben një rrezik serioz për përdoruesit dhe sidomos nga fëmijët e vegjël”. Në zonat rurale ka plot pika te grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, ku fare mire mund të përqendrohet prodhimi. Madje brenda në qytet ka një fabrikë qumështi, e cila çdo ditë merr e përpunon qumësht.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML