Hene, 08 Shtator 2008 12:22:25

Lexoni versionin Print

Qeveria, PDK del nga koalicioni

I vetmi ministër ende në detyrë i qeverisë që nuk u shfaq djenë asnjë moment në publik apo edhe në mbledhjen e qeverisë, ishte Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. i propozuar për t’u shkarkuar nga Berisha si Ministër Shëndetësie.

Nevlia Perndoj
Enjte, 24 Korrik 2008 08:04:00

 

Pas shkarkimit të Ndokës nga Shëndetësia, PDK refuzon postin e zv/kryetarit të Kuvendit dhe disa Drejtori

TIRANË- I vetmi ministër ende në detyrë i qeverisë që nuk u shfaq djenë asnjë moment në publik apo edhe në mbledhjen e qeverisë, ishte Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. i propozuar për t’u shkarkuar nga Berisha si Ministër Shëndetësie. Ndoka nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë, duke dërguar Zv/ministren, Zamira Sinoimeri e duke i dhënë një sinjal të qartë ish-shefit të tij se nuk e ka pranuar ofertën e re. Por publikishtKryetari i PDK-së, i cili largohet përfundimisht nga qeveria, ka preferuar heshtjen., për një reflektim të gjatë, që me sa duket do të përfundojë me shkëputjen e bashkëpunimit të partisë që ai drejton me kryeministrin Sali Berisha dhe PD .

Burime të mirëbesuara thanë mbrëmë për gazetën se PDK pritet që të mbledhë forumet më të larta të saj, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Partisë për të marrë, atë që burimet e cilësuan, si vendimin politik më të rëndësishëm të kësaj partie, largimin nga koalicioni. Kryesia e PDK-së, që do të mblidhet brenda dy ditëve, pritet që të vendosë daljen e demokristianëve nga koalicioni qeverisës. Burimet cituan se PDK do të vazhdojë të jetë një parti e qendrës, të mbrojë politikat e djathta, por nuk do të pranojë një koalicion me kryeministrin Sali Berisha. Një vendim ky tepër i rëndësishëm, që pritet të sjellë një tjetër rrjedhë ngjarjesh politike brenda së djathtës. Edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar dhe se vendimet pritet t’i marrin vetëm forumet më të larta të kësaj partie, mësohet se Ndoka e ka marrë një vendim, për ta miratuar edhe në Kryesinë e PDK-së dhe më pas në Këshillin Kombëtar.

Para dy ditësh ministri i Financave Bode, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PD i njoftoi Ndokës vendimin eBerishës për largimin nga Shëndetësia, duke i ofruar në këmbim postin e nënkryetarit të Kuvendit, të mbetur bosh pas emërimit të Fatos Bejës, si dhe disa Drejtori të rangut të parë. Por kreu i PDK nuk eka pranuar këtë ofertë. Të paktën deri mbrëmë vonë burime pranë kësaj partie thanë se bashkëpunimi me PD është drejt shkeputjes dhe demokristianët do të dalin nga koalicioni. Votat e tyre në Kuvend që ishin shumë të nevojshme për qeverinë Berisha, tashmë mund të kompesohen me ato të nanoistëve. Por gjithsesi votimi i dy ministrave të rinj në Kuvend mbetet për t’u parëpasi tetë deputetët e PDK tashmë nuk mund të llogariten më në krah të PD.

Marrëdhëniet

Demokristianët u futën në qeveri plot një vit më parë, pas një presioni të vazhdueshëm nga ana e kësaj partie për të qenë pjesë e qeverisjes, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar plot tre vite më parë. Asokohe, kryeministri Berisha liroi nga detyra Maksim Cikulin për t’ia kaluar drejtimin e Shëndetësisë, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka. Por problemet e trashëguara nga Shëndetësia në njërën anë, si dhe konfliktet brenda partisë të nxitura edhe nga PD bënë që për një periudhë jo të shkurtër, ky dikaster të shoqërohej më probleme të shumta, që u shfrytëzuan më së miri nga një parti tjetër, po aleate e Berishës, republikanët, të cilët dolën jashtë qeverisë për shkak të tragjedisë së rëndë të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Propozimi nga PR, i një mjekeje profesioniste, vajzës së republikanit Sabri Godo, u shfrytëzua mjaft mirë edhe nga disa klane jo pak të rëndësishme në PD, për të mos “kursyer” një tjetër aleat kur bëhet fjalë për pushtet.

Presidenti i Republikës ka 7 ditë kohë për të dekretuar emrat e rinj ministra

Ministrat e rinj, Berisha çon emrat tek Topi

TIRANË- Presidenti i Republikës ka shtatë ditë kohë për të firmosur dekretet që kryeministri Sali Berisha i dërgoi dje për lëvizjet e fundit të qeverisë. Zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani deklaroi dje në një njoftim për mediat se, kryeministri Berisha i propozoi Presidentit të Republikës, Bamir Topi, emërimin në postin e Zëvendëskryeministrit të Genc Pollos dhe lirimin e tij nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, Kryeministri i propozoi Presidentit emërimin në postin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Fatos Bejës, si dhe emërimin në postin e Ministres së Shëndetësisë, Anila Godon dhe lirimin nga kjo detyrë të Nard Ndokës.

Duke iu referuar afateve të përcaktuara në Kushtetutë, nëse Presidenti i Republikës do të shfrytëzojë afatin maksimal të dekretimit të emrave, atëherë të gjitha gjasat janë që votimi për qeverinë “Berisha 4” të bëhet pikërisht në seancën e fundit plenare të parashikuar për këtë sesion parlamentar. Brenda 24 orësh, kryeministri Sali Berisha ndërmori lëvizjet brenda qeverisë, duke bërë në fakt vetëm një zhvendosje, dhe duke marrë një vendim thuajse politik për të larguar nga qeverisja demokristianët. Këta të fundit, duket se nuk do të kenë më post ministror deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML