Ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm paditi ministrin për pezullimin e rrogave shtesë
TIRANË- Shkarkimi i gjeneralit Luan Hoxha nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ka vijuar me pushimin e padisë së tij, kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Hoxha e kishte paditur Mediun për urdhrin e ndalimit të rrogës shtesë të gjeneralit për përfshirjen e tij në Komisionet e Tenderëve që kryente ky dikaster. Sipas dispozitivit të vendimit, kjo padi e firmosur nga Luan Hoxha pushohet, pasi është bërë jashtë afateve ligjore që parashikon ankimi i një urdhri administrativ dhe se lekët në ngarkim të gjeneralit janë vënë disa vite para se Mediu të nxirrte urdhrin.
Sipas vendimit të djeshëm, që mban nr. e çështjes5457 dhe të regjistruar pranë kësaj gjykate me datë7 mars të këtij viti, paditësiLuan Hoxha ka paditurMinistrinë e Mbrojtjes, konkretisht ish-ministrin Mediu, duke kërkuar nga Gjykata shfuqizim/ndryshim akti administrativ me objekt “revokimin e urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 10077 dhe nr. 10077/1 të datës 7 dhjetor 2006, ku ish-ministri Mediu kërkoi nga gjeneral Hoxha me anë të urdhër zhdëmtimit kthimin e shumave të përfituara si shtesë në pagë për pjesëmarrjen e tij në tender. Ky urdhër u komentua si prishje e marrëdhënieve mes ish-ministrit Mediu dhe ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që vazhduan më pas me ndryshimin e strukturës së Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas kërkesë padisë së firmosur nga Hoxha, këto dy urdhra janë cilësuar si të paligjshëm dhe të pambështetur në sistemin e pagave të ushtarakëve në detyrë dhe rregullores së Shtabit të Përgjithshëm. Pas shqyrtimit të kësaj padie në pesë seanca gjyqësore, gjyqtari Agron Zhukri vendosi pushimin e padisë, duke e cilësuar atë jashtë afateve ligjore.