Shtune, 22 Nentor 2008 00:06:51

Lexoni versionin Print

Grupi i heroinës, ja harta e shpërndarjes në Tiranës

Policia e Tiranës shkatërron një grup shpërdarësish të heroinës në Tiranë. Operacioni “Bardh e Zi” përfundoi paraditen e djeshme, ku nëntë personat e implikuar në këtë rrjet, mes të cilëve edhe dy motrau kapën në afërsi të shkollës “Bajram Curri”.

A.Bogdani
Enjte, 24 Korrik 2008 08:39:00


Policia arreston 9 shpërndarës heroine, mes të cilëve edhe dy motra. Krenar Dajti, organizatori i rrjetit

TIRANË- Policia e Tiranës shkatërron një grup shpërdarësish të heroinës në Tiranë. Operacioni “Bardh e Zi” përfundoi paraditen e djeshme, ku nëntë personat e implikuar në këtë rrjet, mes të cilëve edhe dy motrau kapën në afërsi të shkollës “Bajram Curri”. Megjithëse policia nuk mundi të sekuestrojë më shumë se 30 gram heroinë, ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se 9 të arrestuarit furnizonin me drogë përdorues të shumtë në zonat e Xhamllikut, Alliasit, në zonën e Varrezave të Tufinës, Varrit të Bamit e Kinostudios. “Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e këtyre personave vazhduan prej 3 muajsh, ndërsa prokuroria kishte firmosur urdhër-ndalimet për secilin prej tyre”,-bënë me dije burime nga policia e kryeqytetit. 30-vjeçari Krenar Dajti është identifikuar si drejtuesi i këtij rrjeti shpërndarësish, ndërsa 8 personat e tjerë bashkëpunonin për të.

“Pas shtrirjes së një hetimi intensiv për rreth 3 muaj, u arrit të zbardhet dhe të dokumentohet tërësisht implikimi në këtë rrjet shitjeje, i kryesuar nga 30 -vjeçari Krenar Dajti, i cili ishte furnizuesi dhe drejtuesi i këtij grupi, duke monitoruar të gjithë tregun e shitjes në të gjitha zonat e Tiranës”,-pohoi dje pas operacionit Alma Katragjini, zëdhënësja e policisë së Tiranës. Megjithëse agjentët e Antidrogës e mbanin këtë rrjet nën survejim prej 3 muajsh, goditja duket se nuk është bërë në kohën e duhur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shpërndarësve të drogës nuk është gjetur më shumë se 30 gram heroinë dhe 70 mijë lekë të reja. Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale edhe një makinë “ Wolswagen Polo”, e cila shërbente për të shpërndarë drogën tek klientët.

Operacioni “Bardh e Zi” u përqendrua në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë, ku banonin pjesa më e madhe e pjesëtarëve të këtij grupi. Nëntë të implikuarit në këtë rrjet, mes të cilëve edhe një vajzë 20-vjeçare, u prangosën në shtëpitë e tyre, ndërkohë që hetimet për këtë çështje nuk konsiderohen të mbyllura. “Aktualisht, strukturat e antidrogës së Tiranës janë duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për sqarimin e mëtejshëm të këtyre shtetasve, implikimin e të tjerë personave të shtrirë në këtë rrjet apo aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”,-pohoi dje zëdhënësja e policisë së kryeqytetit. Pas sekuestrimit të 30 gramëve heroinë dhe arrestimit të nëntë personave, agjentët e Antidrogës i kanë kaluar materialet prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal. a.bogdani

TË ARRESTUARIT

Krenar Dajti, 30 -vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për “armëmbajtje pa leje”. Është organizatori i shpërndarësve të drogës

Bledar Kovaçi, 27 -vjeç, banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Bjondi”

Zamir Gjuzi, 24 - vjeç, banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Zamir Qorri”

Agron Koci, 33 - vjeç, banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Gjon Rrapi”

Elidon Xhiku, 22 - vjeç, banues në Tiranë

Geris Lala, 24- vjeç, banues në Tiranë.

Sokol Mhilli, 42- vjeç, banues në Tiranë

Zizja Mehmeti, 25- vjeç, banuese në Tiranë.

Alma Mehmeti, 20 -vjeç, banuese ne Tiranë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Krenar Dajti

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML