Shtune, 22 Nentor 2008 01:22:07

Lexoni versionin Print

Akademia greke fshin Ilirinë nga harta

Beteja më e fundit nacionaliste greke për emrin e Maqedonisë po ndërtohet edhe në “kurriz” të historisë së Shqipërisë. Akademia e Shkencave në Athinë ka nxjerrë së fundmi një argumentim se pse Greqia e konsideron të papranueshëm emrin Maqedoni për ish-Republikën Jugosllave,

A.Bogdani
Enjte, 24 Korrik 2008 08:43:00

 

Konflikti për emrin e Maqedonisë, edhe në kurriz të historisë së Shqipërisë. Raporti botohet edhe nga ambasada në Tiranë

TIRANË- Beteja më e fundit nacionaliste greke për emrin e Maqedonisë po ndërtohet edhe në “kurriz” të historisë së Shqipërisë. Akademia e Shkencave në Athinë ka nxjerrë së fundmi një argumentim se pse Greqia e konsideron të papranueshëm emrin Maqedoni për ish-Republikën Jugosllave, duke zhdukur nga harta e vjetër edhe shtetin e Ilirëve. Ky qëndrim i Akademisë së Athinës është publikuar edhe në web-sitin e Ambasadës Greke në Tiranë, ku në kundërshtim me të vërtetat historike thuhet se territoret e maqedonasve të hershëm ndodheshin midis shteteve të tjera greke. “Maqedonia klasike e periudhës së Filipit dhe Aleksandrit të Madh, në drejtim të veriut shtrihej në territoret e Maqedonisë së sotme greke, si dhe në pak kilometra të ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Çdo lloj burimi historik dhe gjetje arkeologjike vërteton se maqedonasit e atëhershëm përfshinin territoret e veta midis shteteve të tjera greke”,-thuhet në qëndrimin e Akademisë greke të Shkencave, të botuar edhe në faqen zyrtare të Ambasadës në Tiranë. Edhe pse nuk mund të thuhet nëse zhdukja e Ilirisë nga harta e vjetër është e qëllimshme apo jo nga akademikët grekë, kjo “pakujdesi” i hap rrugën një tjetër debati shqiptaro-grek, për deformimin e historisë së Ballkanit. Sa i përket ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Greqia duket se nuk ka ndërmend të lëshoje pe.Konflikti herë i butë e herë i ashpër mes dy shteteve fqinje arriti kulmin pak ditë para samitit të NATO-s, ku Greqia vendosi veton për t’i mohuar Maqedonisë ftesën, nëse nuk hiqte dorë nga emri. Ndërkohë, nuk është rasti i parë që Shqipëria përfshihet në konflikte kufijsh e historish me Greqinë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML