Marte, 07 Tetor 2008 01:41:17

Lexoni versionin Print

Drejtuesit e furgonëve në protestë për vendqëndrimin

Drejtues të furgonëve që kryejnë linjën Shkodër- Vau Dejës kanë protestuar dje para bashkisë duke kundërshtuar vendimin e saj për ndryshimin e vendqëndrimit të tyre.

A. Dushi
Enjte, 24 Korrik 2008 08:51:00

 

Shkodër, bashkia ka marrë vendimin të ndryshojë vendin nga nisen furgonët por ata e quajnë këtë gjë si falimentim

SHKODËR- Drejtues të furgonëve që kryejnë linjën Shkodër- Vau Dejës kanë protestuar dje para bashkisë duke kundërshtuar vendimin e saj për ndryshimin e vendqëndrimit të tyre. Deri pak ditë më parë, furgonët duhet të niseshin në afërsi të kryqëzimit të ish-degës së brendshme, një vendim i bashkisë Shkodër ka caktuar si vend qëndrim të ri për ta stacionin e trenit. Të pakënaqur nga ky vendim, drejtues të 15 furgonëve të licencuar, janë shprehur se pasagjerët nuk shkojnë në atë pikë dhe kjo për ta përkthehet në falimentim.

Përveç ndryshimit të vendit, sipas drejtuesve të furgonëve, problem mbetet dhe marrja e pasagjerëve nga mjetet e pa licencuara që mbushen me udhëtarë në vendin e përparshëm. Ata kanë dalë dje përpara bashkisë së Shkodrës me pankartat “Kërkojmë të na riktheni në vendin e mëparshëm të nisjes” “Jo, konkurrencës së pandershme” ndërsa nuk kanë arritur të takohen me asnjë prej zyrtarëve të saj. Protestuesit kanë deklaruar se kanë nisur grevën dhe se në rast se bashkia Shkodër nuk i rikthen ato në vendin e nisjes së mëparshëm, atëherë do të bllokojnë rrugën drejt Vaut të Dejës. “Bashkia Shkodër nuk mundet të na ndalojë për të mos punuar në këtë linjë, pasi ne kemi rinovuar licencat dhe kemi paguar të gjitha detyrimet në arkën e saj, por ajo na ndryshon vendin duke lejuar të tjerë të punojnë në këtë linjë”,- shprehen shoferët. Por bashkia shpjegon se ndryshimi i vendqëndrimit është kryer për shkak se aty nisen furgonët e linjave Shkodër- Koman, Shkodër – Pukë , Shkodër – Kukës dhe Shkodër – Fushë Arrës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML