Hene, 06 Tetor 2008 18:25:45

Lexoni versionin Print

I sapoliruari nga burgu kapet me 15 kg heroinë

Lirimi i parakohshëm nga burgu i shërbeu për të organizuar një tjetër rrugë me heroinë, e njëherazi për të përfunduar në pranga.Lufti Shabani, i dënuar vetëm një vit më parë si pjestar i grupit “Identikit” u arrestua dje në mbrëmje në autostradën mes Kavajës dhe Durrësit me 15 kilogramë heroinë në bagazhin e makinës së tij.

A.bogdani
Premte, 25 Korrik 2008 08:12:00

 

Lutfi Shabani, i arrestuar më parë me grupin e Emiljano Shullazit u kap në Golem. Droga do të trafikohej në Itali

TIRANË- Lirimi i parakohshëm nga burgu i shërbeu për të organizuar një tjetër rrugë me heroinë, e njëherazi për të përfunduar në pranga.Lufti Shabani, i dënuar vetëm një vit më parë si pjestar i grupit “Identikit” u arrestua dje në mbrëmje në autostradën mes Kavajës dhe Durrësit me 15 kilogramë heroinë në bagazhin e makinës së tij. Sipas Policisë së Shtetit, ai ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMW me targa DR 35 45 E, kur është ndaluar nga policia, në afërsi të Golemit. Kontrolli në makinën e tij nuk e ka lodhur shumë policinë. 30 pakot me heroinë, të mbështjella me letër natribani ishin fshehur në bagazh dhe kaq ka mjaftuar për të shtrënguar prangat në duart e të njohurit si Ben Çami, ortak në trafik me Emiljano Shullazin.

Identifikimi i drejtuesit të makinës me drogë e ka habitur jo pak policinë që mori pjesë në operacionin e mbrëmshëm në Golem. Sipas llogarive, Lutfi Shabani duhej të ishte në qeli, pasi u dënua më 28 maj të vitit 2007 me dy vjet burg për akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Por ka kaluar pak më shumë se 1 vit pas këtij dënimi dhe Shabani u kap me 15 kg heroinë, në operacionin e koduar “Autostrada”. Sipas hetimeve të kryera në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, droga kishte si destinacion Durrësin, prej nga mendohet se do të trafikohej në drejtim të brigjeve italiane, ndërsa vendi i origjinës ende nuk është zbuluar. Hetuesit e çështjes mendojnë se Ben Çami ka mundur të rifutet në linjën e trafikut të drogës, menjëherë pasi ka dalë nga burgu, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij ndodhen ende në qeli.

Në vitin 2006, Lufti Shabani u arrestua së bashku me Emiljano Shullazin, Ervin Ferhatin dhe katër persona të tjerë me akuzën e trafikut të drogës drejt veriut të policisë. Banda e identifikuar më pas me operacionin e koduar “Identikit” kishte trafikuar në drejtim të brigjeve italiane mbi 52 kilogramë heroinë dhe 100 kg përzierës, ndërsa kishin punësuar korrierë nga Gjermania, Turqia dhe Kroacia. Sipas, prokurorisë, të pandehurit u cilësuan si “padronë” të drogës në linjat e trafikut Turqi-Shqipëri-Itali, por i arrestuari i djeshëm i shpëtoi akuzës së trafikut. Akuza e parë e tij u rrëzua, ndërsa i njohuri si Ben Çami u dënua vetëm me 2 vjet burg për akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Megjithatë, arrestimi i djeshëm tregoi se ai ishte në brendësi të linjës së trafikut Turqi-Shqipëri-Itali, pasi mundi të rifutej shumë shpejt në lojë, duke trafikuar një ngarkesë jo të vogël, por 15 kilogramëshe me heroinë. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit pohoi mbrëmë për mediat se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë rrjet të trafikut të drogës.

15

Kilogramë heroinë u sekuestruan mbrëmë në makinën e drejtuar prej Lutfi Shabanit. Droga u sekuestrua në afërsi të Golemit, në autostradën Kavajë-Durrës dhe kishte si destinacion brigjet italiane

2

Vjet burg, ka qenë dënimi i drejtësisë shqiptare për Lutfi Shabanin. Ai u arrestua në kuadër të organizatës kriminale të drejtuar nga Emiljano Shullazi, por akuzat ndaj tij ranë gjatë gjykimit


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML