Shtune, 22 Nentor 2008 00:10:46

Lexoni versionin Print

Var veten shoferi i Ministrisë së Mbrojtjes

Shoferi i Ministrisë së Mbrojtjes gjendet i vetëvrarë në banesën e tij. Rreth orës 01.55 të mëngjesit të djeshëm,shërbimet e komisariatit të policisë nr.3 në Tiranë morën njoftim përmes një telefonate, se në ambientet e një banese është gjendur i vetëvaruar një shtetas.

Premte, 25 Korrik 2008 08:17:00

 

TIRANË-Shoferi i Ministrisë së Mbrojtjes gjendet i vetëvrarë në banesën e tij. Rreth orës 01.55 të mëngjesit të djeshëm,shërbimet e komisariatit të policisë nr.3 në Tiranë morën njoftim përmes një telefonate, se në ambientet e një banese është gjendur i vetëvaruar një shtetas. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i formuar për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj vetëvarjeje. Pas identifikimit u zbulua se viktima ishte Luan Xhaxha, 53 - vjeç, me arsim të mesëm, shofer pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Pasi ka ndërmarrë aktin fatal për jetën e tij, viktima është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në ambientet e banesës së tij, të ndodhur në rrugën “Sulejman Pasha” në Tiranë. Aktualisht, nga grupi i posaçëm hetimor i formuar po kryen veprimet hetimore dhe proceduariale, për të saktësuar tërësisht motivet e kësaj ngjarjeje. Megjithatë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se konfliktet në familje e kanë detyruar 53-vjeçarin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML