Hene, 08 Shtator 2008 12:18:36

Lexoni versionin Print

Trafiku i klandestinëve, invalidi në arrest shtëpie

Gjykata e Krimeve të Rënda verifikoi mesditën e djeshme masat e sigurisë dhënë në mungesë ndaj pesë të arrestuarve për akuzat e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllime përfitimi”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

F.Vezaj
Premte, 25 Korrik 2008 08:20:00

 

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda verifikoi mesditën e djeshme masat e sigurisë dhënë në mungesë ndaj pesë të arrestuarve për akuzat e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllime përfitimi”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Para togave të zeza dolën pesë të arrestuarit: Resul Çela, Bardhi Proda, Irfan Dalipaj, Nino Tushe dhe Pëllumb Guri. Ky i fundit u la sërish në arrest shtëpie, edhe pse konsiderohet si organizatori i këtij rrjeti të trafikut. Asnjë nga të arrestuarit nuk ka pranuar të flasë dhe të japë detaje për “punën” që kryenin, duke i lënë avokatëve të tyre mbrojtës të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë. Gjyqtari i çështjes la në fuqi vendimin e katër ditëve më parë, të “arrestit me burg” ndaj shtetasve Resul Çela, Bardhi Proda, Irfan Dalipaj dhe Nino Tushe, ndërsa ndaj organizatorit të këtij trafiku, shtetasit Pëllumb Guri, është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë hetimeve paraprake me metoda speciale, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i pesë organizatorëve të këtij rrjeti, të cilët kundrejt pagesave të ndryshme kanë tentuar të kalojnë për në Greqi, në mënyrë ilegale 72 shtetas shqiptarë, nga qytetet e ndryshme të vendit. Klandestinët janë arrestuar pak metra para se të kalojnë kufirin shqiptaro- grek. Mësohet se transporti i klandestinëve kryhej me makina të ndryshme si furgonë, taksi, makina private që të gjitha në kuadër të pagesave të ndryshme nga vetë organizatorët, të cilët në disa raste i kanë gjetur edhe vende për të fjetur në qytetet e Sarandës, Gjirokastrës dhe Konispolit klandestinëve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML