Shtune, 22 Nentor 2008 00:40:51

Lexoni versionin Print

Vlorë, gjenden tre granata pranë stadiumit

Banorët e zonës pranë stadiumit të Vlorës janë tmerruar pasditen e djeshme teksa kanë zbuluar tre granata të hedhura në rrugë. Ka qenë telefonata e një banoreje të kësaj zone, e cila ka njoftuar për vendndodhjen e granatave përpara një autobusi pranë stadiumit rreth orës 12:30.

A. Peçi
Premte, 25 Korrik 2008 08:30:00


Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që zbulohen granata pa detonatorë të hedhura në zonën e Skelës

VLORË- Banorët e zonës pranë stadiumit të Vlorës janë tmerruar pasditen e djeshme teksa kanë zbuluar tre granata të hedhura në rrugë. Ka qenë telefonata e një banoreje të kësaj zone, e cila ka njoftuar për vendndodhjen e granatave përpara një autobusi pranë stadiumit rreth orës 12:30. Menjëherë grupi i gatshëm ka shkuar në vendin e njoftuar ku ka konstatuar granatat, të cilat kanë qenë pa detonatorë përsipër.

Sipas policisë, granatat në gjendjen e gjetur nuk paraqisnin rrezikshmëri pasi mungesa e detonatorit bënte që granatat të mos ishin funksionale, ndërsa kanë shtuar se lëndët plasëse mund të jenë hedhur nga persona të papërgjegjshëm me qëllim për t’i larguar nga banesat e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që granatat të jenë nxjerrë nga koshi i mbeturinave nga persona që grumbullojnë skrap.

Ndërsa ende nuk njihen poseduesit e granatave, burime nga policia bëjnë të ditur se në zonë qëndrojnë persona me precedentë penalë dhe municionet mund të jenë dhe pronësi e tyre. Kjo është hera e dytë e gjetjes së granatave në zonën e stadiumit të Vlorës. Vetëm pak ditë më parë punonjësit e stadiumit gjetën disa granata të hedhura pas shkallëve. Edhe në këtë rast granatat nuk ishin të aktivizuara. Policia është duke punuar për këtë çështje e sidomos në pistën e verifikimit nëse granatat janë hedhur apo jo nga i njëjti person.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML