Shtune, 22 Nentor 2008 01:25:55

Lexoni versionin Print

Pranga grabitësve me maska të NBG

Policia e Tiranës prangos tre grabitësit e filialit të bankës greke NBG. Pesë ditë pasi tre persona të armatosur dhe me maska grabitën filialin e bankës në autostradë, policia mundi të zbulonte identitetin tyre duke i çuar në qeli.

Klodiana Kotorri
Merkure, 06 Gusht 2008 09:25:00

Policia e Tiranës identifikon dhe çon në pranga tre personat që shkaktuan panik në filialin e bankës në autostradë

Arrestohen në një shtëpi në Domje dy autorët e grabitjes me armë. I treti kapet në Dibër

TIRANË- Policia e Tiranës prangos tre grabitësit e filialit të bankës greke NBG. Pesë ditë pasi tre persona të armatosur dhe me maska grabitën filialin e bankës në autostradë, policia mundi të zbulonte identitetin tyre duke i çuar në qeli. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë e Armë dhe shërbimet e komisariatit të policisë nr.6 arrestuan ditën e djeshme Fatjon Karanxhën, 22-vjeç, Luan Kuçin, 22-vjeç, banues në Domje dhe Edmir Shehin, 18-vjeç, lindur dhe banues në Yrshek të Tiranës. Burime nga policia thanë për “Shekullin” se tre të arrestuarit dyshohet të jenë autorët e grabitjes së 10 milionë lekëve të vjetra në filialin e bankës NBG.

Arrestimi

Fill pas grabitjes së filialit të bankës NBG, që ndodhi të premten e javës së kaluar, policia nisi hetimet për të identifikuar autorët. Punonjësit e bankës dëshmuan se ishin tre persona të armatosur dhe të maskuar të cilët nën kërcënimin e automatikut mundën të grabisnin një sasi parash dhe të largoheshin me shpejtësi. Kështu brenda pesë ditësh, policia hetoi për të zbuluar identitetin e “maskave” gjë të cilën e ka realizuar ditën e djeshme bashkë me arrestimin e tyre. Burime nga policia thanë se ditën e djeshme forcat e policisë zhvilluan një operacion për kapjen e tre autorëve të dyshuar. Sipas policisë, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuçi u kapën të fshehur në një banesë të ndodhur në fshatin Domje në Tiranë, ndërsa bashkëpunëtori i tyre Edmir Shehi u kap në rrethin e Dibrës. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale tre të prangosurve ju sekuestrua një armë zjarri e llojit pushkë, e cila dyshohet të jetë përdorur prej tyre përgjatë momenteve të grabitjes.

Grabitja

Mesditën e së premtes tre persona të armatosur dhe me maska, hynë në ambientet e brendshme të filialit të bankës NBG, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 9. Nën kërcënimin e armës ata kanë urdhëruar klientët dhe punonjësit e bankës të mos lëvizin ndërsa njëri prej tyre iu afrua arkës duke urdhëruar punonjësen ti dorëzojë paratë. Pasi siguruan nën qytën e automatikut, çantën me paratë, tre autorët u larguan me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë. Kjo e fundit u njoftua nga punonjësit e bankës vetëm pak sekonda pasi grabitësit ishin larguar. Seksioni i vjedhjeve me dhunë e armë pranë policisë së Tiranës nisën menjëherë hetimet për të zbuluar identitetin dhe vendndodhjen e autorëve. Pas pesë ditë hetimesh policia mundi të arrestonte tre grabitësit e dyshuar të bankës NBG. Burime nga policia thanë se Fatjon Karanxha dhe Luan Kuçi ishin punësuar në një sektor privat në autostradën Tiranë-Durrës. Pas grabitjes ata streoheshin bashkë në një banesë në Domje ku dhe u kapën.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Fatjon Karanxha

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML