Shtune, 22 Nentor 2008 01:30:32

Lexoni versionin Print

Balerini 14-vjeçar gjendet i varur në bodrumin e pallatit

Vetëvaret në rrethana të mistershme në bodrumin e pallatit balerini 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, në rrugën “Karlg Gega”, kur 14-vjeçari Endi Kerleshi është gjetur i varur në bodrumin e pallatit të tij.

K.Kotorri
Merkure, 06 Gusht 2008 09:23:00

Policia: Mister shkaqet e kësaj vetëvarjeje. I mituri ishte tip i mbyllur, por pa probleme

TIRANË- Vetëvaret në rrethana të mistershme në bodrumin e pallatit balerini 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, në rrugën “Karlg Gega”, kur 14-vjeçari Endi Kerleshi është gjetur i varur në bodrumin e pallatit të tij. Kanë qenë fqinjët të cilët konstatuan të miturin e varur me një litar duke dhënë menjëherë alarmin. Ata njoftuan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë se ka qenë e kotë ndërhyrja për t’i dhënë ndihmën të miturit, pasi ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që fillimisht policia dyshoi se Kerleshi ishte mbytur nga persona të tjerë por ekspertiza e mjekësisë-ligjore sqaroi se djali është vetëvarur, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Endi Kerleshi ishte një tip i mbyllur, por asnjëherë nuk kishte shfaqur shqetësime tek familjarët e tij. Prej disa vitesh ai ishte angazhuar në balet, ku kishte marrë pjesë në koncerte brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë që prej 10 ditësh 14-vjeçari punonte në një bilardo, pronë e hallës së tij deri në fillimin e vitit shkollor, ndërsa prindërit e të miturit kishin marrë një lokal me qira pranë pallateve në zonën e 9-katësheve në Tiranë.

Sipas familjarëve të tij, nuk ekzistonte asnjë arsye që të ruanin Endin nga ndonjë vendim fatal si ai që i mori jetën dy netë më parë. Për të zbuluar shkakun që ka detyruar 14-vjeçarin Endi Kerleshin të vetëvaret, oficerët e policisë morën në pyetje familjarët dhe shokët e tij. Prindërit e të miturit të shokuar nga vdekja e djalit të tyre kanë “ngritur supet” duke mos gjetur asnjë shkak që e ka detyruar atë të vetëvarej në bodrumin e pallatit. Sipas familjarëve, Endi ishte tip i mbyllur por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim që mund të justifikonte sadopak veprimin fatal të tij. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje edhe familjen e hallës së viktimës ku ai prej 10 ditësh punonte në bilardon e tyre, për të zbuluar nëse ai ka pasur ndonjë shqetësim nga puna. Por nga deklaratat e tyre policia nuk ka siguruar ndonjë shkak që ka mërzitur deri në vdekje të miturin. Burimet policore thanë për “Shekullin” se po punohet për të zbardhur motivet që kanë shtyrë 14-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Endi Kerleshi

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML