Marte, 07 Tetor 2008 01:49:56

Lexoni versionin Print

“Shqipëria, e rrezikuar nga municionet”

Departamenti amerikan i Shtetit përfshin Shqipërinë në listën e vendeve të rrezikuara nga municionet e vjetëruara. Në raportin e publikuar për alarmin e municioneve në botë, tragjedia e Gërdecitështë vendosur në krye të ngjarjeve të rënda, të ndodhura për shkak të municioneve.

Merkure, 06 Gusht 2008 09:27:00

Koloneli i ushtrisë amerikane, raport për rrezikun nga municionet në botë. Vendi ynë përmendet edhe për trazirat e ‘97

Departamenti amerikan i Shtetit: Tragjedia e Gërdecit, në krye të listës së aksidenteve 2008

WASHINGTON- Departamenti amerikan i Shtetit përfshin Shqipërinë në listën e vendeve të rrezikuara nga municionet e vjetëruara. Në raportin e publikuar për alarmin e municioneve në botë, tragjedia e Gërdecitështë vendosur në krye të ngjarjeve të rënda, të ndodhura për shkak të municioneve. Raporti është përgatitur nga koloneli i Ushtrisë Amerikane, George Zahaczewsky, i cili ka përpiluar një listë me aksidentet më të rënda të shkaktuara si pasojë e municioneve të vjetëruara. Në këtë raport përmenden 137 incidente, mes të cilave edhe ai i Gërdecit, ku humbën jetën 24 vetë, u plagosën me shumë se 300 të tjerë si dhe u shkatërruan shumë shtëpi.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se faktorë për këtë aksident të rëndë ishin municionet e vjetëruara, paketimi i keq dhe kushtet e këqija të mirëmbatjes së tyre. “Fatkeqësisht kjo ngjarje nuk ishte një incident unik”,-theksohet në raportin e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shqipëria përmendet sërish për incidentet e marsit të vitit 1997 në 15 qytete, ku si pasojë e gabimeve njerëzore dhe sigurisë së ulët, shpërthimet e municioneve u morën jetën 59 personave në të gjithë vendin. Këto ngjarje e shtynë NATO-n të nisë një program trajnimi të Forcave të Armatosura Shqiptare për pastrimin e armatimeve të paplasura.

Shpërthime katastrofike në depot e municioneve, në vitin 2008 kanë ndodhur edhe në zona të tjera, kryesisht në Evropën Lindore. Incidentet në Uzbekistan dhe Bullgari kanë ndodhur si pasojë e depove të rrezikshme në të cilat ndodhen municione mjaft të vjetërura dhe të paketuara keq, të cilat mund të shkaktojnë çdo vit më shumë viktima sesa zonat e minuara apo mbetjet eksplozive të Luftën së Dytë Botërore. Tre incidente të tilla ndodhën vetëm këtë vit në Shqipëri, Uzbekistan dhe Bullgari, ndërkohë që më 29 dhjetor të vitit 2007 nga gjashtë shpërthime të ngjashme në Kolumbi vdiqën dy vetë dhe u plagosën shtatë të tjerë. Shpërthime në depot e armatimeve kanë ndodhur edhe në Siri, Republika Demokratike e Kongos, Sudan, Mozambik e Serbi. Megjithatë, në listën e publikuar në Departamentin amerikan të Shtetit, tragjedia e Gërdecit duket më e përgjakshmja e ndodhur gjatë viteve të fundit, për shkak të numrit të madh të viktimave dhe të lënduarve.

Aksidentet 2008

Uzbekistan

Shpërthimi i një depoje ushtrie më 10 korrik në Kagan, në juglindje të Bukharasë vrau tre persona dhe plagosi 21 të tjerë. Në këtë incident janë raportuar informacione të pakonfirmuara për viktima të tjera.

Bullgari

Një seri shpërthimesh ndodhën më 3 korrik në depot e municioneve në Sofia, të cilat sollën evakuimine banorëve në 6 kilometra rreth tyre. Tonelata të tëra municionesh shpërthyen menjëherë.

Shqipëri

Më 15 mars, një shpërthim masiv në depot e Gërdecit u mori jetën 26 personave, plagosi 300 të tjerë dhe shkatërroi mbi 400 shtëpi. Depot po përdoreshin për demontimin e municioneve. Shkaku i vërtetë i shpërthimit është ende nën hetim.

----------------------------------------------

Analistët e BBC-së pohojnë se BE mendon se Shqipëria po ecën ngadalë në luftën kundër krimit

Shqipëria në BE, jo më afër se 2015

LONDER- Shqipëria nuk pritet të hyjë në Bashkimin Evropian para vitit 2015. Progresi i ngadaltë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duket se po vonon anëtarësimin e vendit tonë në BE. Kështu të paktën pohojnë analistët e BBC-së, të cilët kanë komentuar pozicionin në të cilat ndodhen aktualisht 7 vendet e Ballkanit, që aspirojnë për të hyrë në BE: Shqipëria, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Turqia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Ndërsa për Kroacinë dhe Turqinë, të cilët kanë nisur bisedimet më 3 tetor të 2005, tashmë ka një datë se kur mund të hyjnë në BE: Turqia mund të hyjë në BE brenda 15 vitesh, ndërsa Kroacia brenda 5 vitesh, për vendet e Ballkanit, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të nisin bisedimet vetëm nëse plotësojnë kriteret, ku përfshihet demokracia, respektimin e ligjit, ekonomia e tregut dhe aderimin e kritereve ekonomike dhe politike të Bashkimit Evropian. Sipas analistëve të BBC-së,

“Shqipëria nuk pritet që të hyjë në BE, të paktën para vitit 2015. Ajo ende nuk ka aplikuar për anëtarësimin e saj. Shqipëria dhe BE nënshkruan marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, si hapi i parë drejt anëtarësimit, në qershor të 2006. Negociatat u realizuan brenda një kohe prej 3 vjet e gjysmë, tre herë më shumë sesa nënshkrimi i MSA-së me Kroacinë dhe Maqedoninë. Kjo pasi BE mendon se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndër vendet e Ballkanit, i vetmi që duket se e ka më të afërt dhe më të lehtë anëtarësimin në BE është Kroacia. Ajo pritet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2010, ndërsa Maqedonia mendohet se do të bëhet anëtare në vitin 2012. Në të njëjtin stad me Shqipërinë, analistët e BBC-së shohin edhe Bosnjen, Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë.

SHQIPERIA

“Nuk pritet që të hyjë në BE të paktën para 2015. Ajo ende nuk ka aplikuar për anëtarësimin e saj. Shqipëria dhe BE nënshkruan MSA në qershor të 2006. Negociatat u realizuan brenda një kohe prej 3 vjet e gjysmë, tre herë më shumë sesa nënshkrimi i MSA me Kroacinë dhe Maqedoninë. Kjo pasi BE mendon se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BOSNJE -HERCEGOVINA

Edhe Bosnje Hercegovina nuk pritet të hyjë në BE para 2015. Bashkimi Evropian nënshkroi MSA me Bosnjen në qershor të 2008, pikërisht 13 vjet pas luftës. BE është e kënaqur me progresin e arritur në këto 4 vitet e fundit- reforma në polici, bashkëpunimi me gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe reforma në administratën publike

KROACIA

Kroacia aplikoi si kandidate për anëtare e BE në shkurt të 2003. Një vit më vonë, qershor të 2004, BE pranoi kandidimin e saj, ndërsa negociatat nisën në tetor të 2005. Bisedimet për hyrjen në Bashkimin Evropian u shtynë për 7 muaj, pasi Kroacia arrestoi të kërkuarin nga Gjykata e Hagës, gjeneralin Ante Gotovina. Kroacia pritet të jetë pjesë e Bashkimit Europian në fund të 2010.

MAQEDONIA

Maqedonia aplikoi për të hyrë në BE në mars të 2004. Bashkimi Evropian pranoi kandidimin në dhjetor të 2005. Shpresat se bisedimet për anëtarësimin në BE do të fillonin këtë vit, janë të vakta për shkak të dhunës në zgjedhjet e qershorit dhe të bojkotit që partitë opozitare shqiptare po i bëjnë parlamentit. Po kështu një problem tjetër kyç është dhe çështja e emrit. Ndërkohë që 2012 është sugjeruar si një datë e mundshme që Maqedonia do të hyjë në BE


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML