Premte, 21 Nentor 2008 22:12:57

Lexoni versionin Print

Shqipëria në BE, jo më afër se 2015

Shqipëria nuk pritet të hyjë në Bashkimin Evropian para vitit 2015. Progresi i ngadaltë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duket se po vonon anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Merkure, 06 Gusht 2008 09:26:00

Analistët e BBC-së pohojnë se BE mendon se Shqipëria po ecën ngadalë në luftën kundër krimit

LONDER- Shqipëria nuk pritet të hyjë në Bashkimin Evropian para vitit 2015. Progresi i ngadaltë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duket se po vonon anëtarësimin e vendit tonë në BE. Kështu të paktën pohojnë analistët e BBC-së, të cilët kanë komentuar pozicionin në të cilat ndodhen aktualisht 7 vendet e Ballkanit, që aspirojnë për të hyrë në BE: Shqipëria, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Turqia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Ndërsa për Kroacinë dhe Turqinë, të cilët kanë nisur bisedimet më 3 tetor të 2005, tashmë ka një datë se kur mund të hyjnë në BE: Turqia mund të hyjë në BE brenda 15 vitesh, ndërsa Kroacia brenda 5 vitesh, për vendet e Ballkanit, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të nisin bisedimet vetëm nëse plotësojnë kriteret, ku përfshihet demokracia, respektimin e ligjit, ekonomia e tregut dhe aderimin e kritereve ekonomike dhe politike të Bashkimit Evropian. Sipas analistëve të BBC-së,

“Shqipëria nuk pritet që të hyjë në BE, të paktën para vitit 2015. Ajo ende nuk ka aplikuar për anëtarësimin e saj. Shqipëria dhe BE nënshkruan marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, si hapi i parë drejt anëtarësimit, në qershor të 2006. Negociatat u realizuan brenda një kohe prej 3 vjet e gjysmë, tre herë më shumë sesa nënshkrimi i MSA-së me Kroacinë dhe Maqedoninë. Kjo pasi BE mendon se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndër vendet e Ballkanit, i vetmi që duket se e ka më të afërt dhe më të lehtë anëtarësimin në BE është Kroacia. Ajo pritet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2010, ndërsa Maqedonia mendohet se do të bëhet anëtare në vitin 2012. Në të njëjtin stad me Shqipërinë, analistët e BBC-së shohin edhe Bosnjen, Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë.

SHQIPERIA

“Nuk pritet që të hyjë në BE të paktën para 2015. Ajo ende nuk ka aplikuar për anëtarësimin e saj. Shqipëria dhe BE nënshkruan MSA në qershor të 2006. Negociatat u realizuan brenda një kohe prej 3 vjet e gjysmë, tre herë më shumë sesa nënshkrimi i MSA me Kroacinë dhe Maqedoninë. Kjo pasi BE mendon se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BOSNJE -HERCEGOVINA

Edhe Bosnje Hercegovina nuk pritet të hyjë në BE para 2015. Bashkimi Evropian nënshkroi MSA me Bosnjen në qershor të 2008, pikërisht 13 vjet pas luftës. BE është e kënaqur me progresin e arritur në këto 4 vitet e fundit- reforma në polici, bashkëpunimi me gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe reforma në administratën publike

KROACIA

Kroacia aplikoi si kandidate për anëtare e BE në shkurt të 2003. Një vit më vonë, qershor të 2004, BE pranoi kandidimin e saj, ndërsa negociatat nisën në tetor të 2005. Bisedimet për hyrjen në Bashkimin Evropian u shtynë për 7 muaj, pasi Kroacia arrestoi të kërkuarin nga Gjykata e Hagës, gjeneralin Ante Gotovina. Kroacia pritet të jetë pjesë e Bashkimit Europian në fund të 2010.

MAQEDONIA

Maqedonia aplikoi për të hyrë në BE në mars të 2004. Bashkimi Evropian pranoi kandidimin në dhjetor të 2005. Shpresat se bisedimet për anëtarësimin në BE do të fillonin këtë vit, janë të vakta për shkak të dhunës në zgjedhjet e qershorit dhe të bojkotit që partitë opozitare shqiptare po i bëjnë parlamentit. Po kështu një problem tjetër kyç është dhe çështja e emrit. Ndërkohë që 2012 është sugjeruar si një datë e mundshme që Maqedonia do të hyjë në BE


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML