Premte, 19 Mars 2010 05:11:16

Lexoni versionin Print

Deklara e Mediut: Vila në Golem, me kredi nga qeveria

Rreth 200 mijë euro kushton një vilë në fshatin e paqtë turistik në zonën e Malit të Robit. Të paktën, këtë çmim na tregojnë pronarët e ndërtesave tre-katëshe në “zonën e ndaluar”, të cilët shtojnë për “Shekullin” se preferenca e pushtetarëve i ka rritur ndjeshëm çmimet në këtë zonë.

Lindita Çela
Premte, 08 Gusht 2008 11:49:00

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka deklaruar në vitin 2003 se vilën e ka blerë për 5 mln lekë. Çmimi real, 200 mijë euro

TIRANË- Rreth 200 mijë euro kushton një vilë në fshatin e paqtë turistik në zonën e Malit të Robit. Të paktën, këtë çmim na tregojnë pronarët e ndërtesave tre-katëshe në “zonën e ndaluar”, të cilët shtojnë për “Shekullin” se preferenca e pushtetarëve i ka rritur ndjeshëm çmimet në këtë zonë. Sipas llogaritjeve të banorëve, një metër katror i këtyre vilave kushton 1200 euro, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk është më e vogël se 150 metra katrorë. E ndërsa mësojmë se dy prej banorëve të njohur për publikun të kësaj zone, Fatmir Mediu dhe Shaban Memia i kanë deklaruar këto vila në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, ata duket se janë kujdesur të mos rrëfejnë çmimin real të tyre.

Në deklarimin e pasurisë, të bërë në vitin 2003 në cilësinë e deputetit të Kuvendit, ish-ministri FatmirMediu ka deklaruar ekzistencën e pronësisë së një banese në Golem.Por në këtë deklaratë, ish- ministri i Mbrojtjes nuk ka deklaruar as sipërfaqen që zotëron dhe as vlerën finaciare të saj, që sipas specialistëve vlerësohet tek 200 mijë euro. E vetmja e dhënë e deklaruar nga Mediu është vendndodhja e kësaj banese, në zonën turistike në Golem, në parcelën nr 34 C.

Duke iu referuar deklaratës së pasurisë të bërë nga ish- ministri nën hetim për tragjedinë e Gërdecit, burimi i të ardhurave për këtë vilë është një kredi e fituar nga një vendim qeverie, interesat e së cilit janë thuajse të pandjeshme. Mediu shpjegon në deklaratën e pasurisë se ka një kontratë sipërfaqeje me Bankën e Kursimeve me një vlerë prej 5 milionë lekësh. Nga ajo sa shkruhet në këtë deklaratë, vlera e vilës në fshatin turistik të Malit të Robit i ka kushtuar Mediut vetëm 5 milionë lekë, ndërsa diferenca e çmimit nuk dihet se nga është siguruar. Një vlerë minimale ka deklaruar edhe kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, i cili pohoi për “Shekullin” se e ka blerë për vilën e tij në bregdet për 6.075.000 lekë, pasi një pjesë të punimeve i ka kryer vetë.

E ndërsa Mediu ka marrë mundimin të deklarojë shtëpinë në fshatin turistik të VIP-ave të politikës shqiptare, për vilën e Mihal Delijorgjit zyrtarisht nuk ekziston asnjë dokument zyrtar. Referuar dokumentave që ka sekuestruar Prokuroria e Përgjithshme pasarrestimit të Delijorgjit, askund nuk gjen të shkruar se ai është pronar i një vilë luksoze në plazhin e Golemit.Sipas banorëve, vila e Mihal Delijorgjit nuk ka shumë kohë që ka përfunduar, ndërsa paraditen e së mërkurës, familjarët e tij ndodheshin në pishinën brenda saj.


TË AKUZUARIT PËR GËRDECIN

Mediu-Delijorgji, me vilat ngjitur në Golem

Vilat e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe të arrestuarit Mihal Delijorgji qëndrojnë krah njëra-tjetrës. Pronësia e dy prej godinave më të bukura në fshatin turistik të Malit të Robitbëhet e ditur nga banorët e zonës si dhe nga punëtorët e ndërtimit, të cilët prej kohësh kanë parë që të kalojnë fundjavat, në një distancë të vogël Fatmir Mediun dhe Mihal Delijogjin. Koincidencë apo jo, ezistenca e dy vilave në një vend të përbashkët për këta dy persona nuk do të binte në sy nëse nuk do të kishte ndodhur tragjedia e 15 marsit në Gërdec.

Pas kësaj tragjedie, në këtë fshat turistik kanë nisur komentet ndoshta dhe për faktin se Delijorgji është ndër personat e arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa Fatmir Mediu është nën hetim. Mund të konsiderohen pa frikë vilat më të bukura të kompleksit turistik që ndodhet në zonën e quajtur Mali i Robit. Ndërtesa trekatëshe, e veshur me mermer më së shumti të bie në sy për pishinën që e ndan vetëm pak metra rërë nga deti. I përket Mihal Delijorgjit, një prej personave të arrestuar për tragjedinë e Gërdecit, ku shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve shkaktoi 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Gjithkush që banon në këtë zonë, e njeh Delijorgjin si pronar të vilës trekatëshe.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML