Premte, 21 Nentor 2008 21:15:00

Lexoni versionin Print

Skandali, policia greke keqtrajton 7 shqiptarë

Skandali në policinë greke, keqtrajtohen shtatë emigrantë shqiptarë, të cilët janë kapur teksa kalonin ilegalisht kufirin. Ngjarja është bërë e njohur pasditen e djeshme pas publikimit të disa fotografive që tregojnë transportimin që u është bërë shtatë emigrantëve shqiptarë nga krahina e Elasonës drejt gjykatës së Larisës.

Enjte, 28 Gusht 2008 09:52:00

Emigrantët janë kapur teksa kalonin kufirin dhe janë mbyllur në temperaturë 42 gradë celsius pa iu dhënë ujë

Emigrantët, me pranga në duar, u paketuan si thasë me patate në kamionçinën e policisë

GREQI- Skandali në policinë greke, keqtrajtohen shtatë emigrantë shqiptarë, të cilët janë kapur teksa kalonin ilegalisht kufirin. Ngjarja është bërë e njohur pasditen e djeshme pas publikimit të disa fotografive që tregojnë transportimin që u është bërë shtatë emigrantëve shqiptarë nga krahina e Elasonës drejt gjykatës së Larisës. Këto foto kanë tronditur të gjithë opinionin në Greqi për mënyrën e transportimit të emigrantëve shqiptarë.

Fotografitë janë publikuar edhe në shumë kanale televizive greke dhe janë bërë nga një kalimtar i rastit, dje në orën 11 të paradites në oborrin e pasmë të Gjykatës së qytetit të Larisës. Në foto duken qartë një makinë bujqësore e markës Toyota me targa “PIM 9845”. Sipas shoferit të saj, kjo makinë i përket policisë së qytetit. Gjithashtu duket qartë se si është shndërruar karroceria e saj në një kafaz me hekura brenda së cilit ndodheshin shtatë emigrantë të gjithë me pranga në duar. Sipas dëshmitarëve okularë dhe personit që ka nxjerrë fotografitë emigrantët janë mbajtur shumë orë brenda në kamionçinë, me këmbë të mbledhura, ndërkohë që termometri shënonte gjatë paradites së djeshme mbi 42 gradë celcius.

Gjithashtu nuk u është dhënë ujë dhe nga kushtet çnjerëzore disa prej tyre kanë pasur shenja asfiksie. Edhe vetë mediat greke e kanë cilësuar këtë veprim të policisë si barbari duke thënë se “shqiptarët janë paketuar në kamionçinë si thasë me patate”. Sipas mediave greke, emigrantët kanë pritur brenda në kamionçinë disa orë me radhë për të kaluar më pas përpara prokurorit për masë sigurie nën akuzën e kalimit ilegal të kufirit. Lajmi ka krijuar reagime të mëdha ndërkohë që vetë ministri i Brendshëm, Pavlopulos ka urdhëruar shkarkimin e drejtorit të policisë së Elasones, qyteti ku ishin kapur emigrantët rreth 30 km larg Larisës. Reagim ka pasur edhe nga Ambasada Shqiptare në Athinë ku Vili Minarolli ka kërkuar takim të menjëhershëm me organet përkatëse për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu ka pasur reagime edhe nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe Avokati i Popullit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • beni: - 08-28-08
    greket jane plera

    spo ju flas shume per greket se e dini vete cplera jane...

  • samiu: - 08-28-08
    Greket jane si shkijet

    Me ka treguar nje djalosh i ri nga Mitrovica i cili vitin e kaluar kishte mbrri ne Athine me tanket e KFOR-it Framcez duke u fshehur gjate parkimit ne stacionin e trenit ne Mitrovice.Atje eshte zbuluar nga KFORI dhe eshte dorzuar autoriteteve Greke.Ai me ka treguar se ka perjetuar ferrin e veretet per 5 dite sa ka qendruar atje pa ngrene pa pire dhe duke e rrahur pa e pyetur askush.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML