Premte, 21 Nentor 2008 23:49:30

Lexoni versionin Print

Lezhë, 64- vjeçari vetëvaret në qeli me ushkurin e mbathjeve

Një 64-vjeçar nga Lezha ka vrarë veten në mjediset e paraburgimit të komisariatit të policisë ku kishte hyrë pas kallëzimit të familjarëve. Viktima e djeshme, Gegë Gjoka, ishte liruar vetëm një ditë më parë nga burgu.

Gjergj Marku
Enjte, 28 Gusht 2008 09:52:00

Gegë Gjoka ishte arrestuar pas kallëzimit të familjes për kërcënim. Lidhi litarin tek hekurat e qelisë dhe vrau veten

LEZHË- Një 64-vjeçar nga Lezha ka vrarë veten në mjediset e paraburgimit të komisariatit të policisë ku kishte hyrë pas kallëzimit të familjarëve. Viktima e djeshme, Gegë Gjoka, ishte liruar vetëm një ditë më parë nga burgu. Ai kishte vuajtur 16 muaj për kërcënimin e të afërmve të tij dhe e njëjta akuzë e ka vënë sërish pas hekurave të qelisë. Por këtë herë ai duket se nuk e ka duruar më këtë gjë dhe ka vendosur t’i japë fund jetës me rripin e mbathjeve. Trupi pa jetë është gjetur mëngjesin e djeshëm nga oficerët e rojes ndërsa Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet për përgjegjësinë e policisë. Viktima ka qenë i dënuar me 10-vjet burg, për veprën penale të vrasjes, pasi ka vrarë me armë zjarri nipin e tij. Ai ka qenë i martuar dhe kishte shtatë fëmijë, katër djem dhe tre vajza.

Historia nisi 10 orë përpara vdekjes, kur 64- vjeçari Gegë Gjoka nga fshati Barbullojë do të lirohej nga vendi i vuajtjes së dënimit pasi 16 muaj më parë ishte dënuar për veprën e kanosjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje. Autoritetet e burgut kanë shkuar t’i njoftonin daljen në liri, por sipas një gardiani, që ka rrëfyer për “Shekullin”, ai u është shprehur autoriteteve se nuk kishte ku të shkonte pasi nuk do ta pranonin në shtëpi, ndaj më mirë mund të vazhdonte të rrinte aty në burg.

Prej një viti e gjysmë që ishte në burg atë nuk e kishte vizituar as dhe një i afërm i tij, rast i rrallë në burg ky, ndonëse kishte shtatë fëmijë në familjen e tij. Gegë Gjoka rezulton ta ketë lënë qelinë ku banonte në orën 15.00 të ditës së martë duke u nisur në këmbë në drejtim të shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë duke përshkuar afro tre orë rrugë në këmbë. I njohur si tip problematik edhe në burg, gardiani shprehet se e parandjenim se do të bënte ndonjë gjë tek shtëpia sapo të shkonte. Dhe në fakt pandehma ka dalë e saktë, pasi sapo Gegë Gjoka ka hyrë në shtëpi, ka filluar shamatën me njerëzit e familjes, duke arritur deri tek kanosja me armë.

Familjarët kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar tek shtëpia e Gegë Gjokës, duke e arrestuar atë në flagrancë me armën e kanosjes, një pushkë model 56 dhe një sasi fishekësh të cilët i kishte rrëmbyer në depot e ushtrisë në vitin 1997. Policia e ka shoqëruar për të zbardhur çështjen në mjediset e paraburgimit të komisariatit të Lezhës, ndërsa do të merrej në pyetje në mëngjes nga hetuesit për gjithë ngjarjen e ndodhur. Por pikërisht ajo që nuk pritej ka ndodhur rreth orës 02.30 të natës së arrestimit pasi Gegë Gjoka është gjetur i vetëvarur në dhomat e shoqërimit të këtij komisariati. Ai kishte përdorur ushkurin e të brendshmeve për tu varur duke e lidhur nyje në telat e dritares dhe për ta kaluar në qafë deri sa këmbët të mos i hasnin në tokë. Polici i shërbimit e ka vënë re dhe ka njoftuar menjëherë sallën operative, por me gjithë ndërhyrjen ka qenë e pamundur mbajtja në jetë e tij. 


-----------------------------------------------

Nisin hetimet në lidhje me vetëvrasjen e të arrestuarit në qelitë e komisariatit të policisë së Lezhës

LEZHË- Krimi i vetëvrasjes në mjediset e komisariatit të policisë është duke u hetuar nga ana e prokurorisë së Lezhës. Zv/prokurori i rrethit, Arben Agovi, tha dje se ngjarja po ndiqet në të gjitha detajet e saj. Deri më tani, pas kontrollit të tërë procedurave të ndjekura, organi i hetimit nuk sheh përgjegjësi të komisariatit për këtë vetëvrasje duke u shprehur se policia ka ndjekur të gjitha rregullat e shoqërimit të një personi në paraburgim.

Ndërsa mjeti i varjes që u përdor nga 64 vjeçari ka qenë i pa konsideruar si i tillë, pasi ishte thjesht një ushkur i veshjeve të brendshme, i njëjtësuar në ngjyrë me copën e tyre me lara. Sipas organit të hetimit është marrë në pyetje polici i shërbimit, punonjësit e grupit të gatshëm që e kanë shoqëruar atë si dhe përgjegjësi i dhomave të paraburgimit. Deri tani nuk ka ndonjë të shoqëruar nga rrjeti i brendshëm shërbyes në komisariat.

Ndërkohë që mësohet se do të merren në pyetje dhe të afërm të Gegë Gjokës për të mësuar me saktësi motivet e kanosjes dhe rrethanat në të cilat ai e kishte kryer. Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar policinë se ai po i kanoste me armë, ndërsa pas veprimeve dhe ekspertizës policore ata e kanë tërhequr trupin e pajetë të të afërmit të tyre për të kryer ceremonialin mortor në Barbullojë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML