Premte, 21 Nentor 2008 19:31:43

Lexoni versionin Print

Miku i Shkëlzenit, ja fijet me MPJ

Shoferi i Ambasadës shqiptare në Romë i arrestuar në qytetin e Milanos me një kilogram kokainë është djali i vëllait tëRrahman Selmanllarit, mikut të ngushtë të Shkëlzen Berishës.

Lindita Çela
Premte, 29 Gusht 2008 08:29:00

Biznesmeni thotë se nuk ka ndikuar në punësimin e djalit të vëllait të tij. Bashkëshortja e SelmanllaritDrejtoreshë e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Jashtme.

TIRANË- Shoferi i Ambasadës shqiptare në Romë i arrestuar në qytetin e Milanos me një kilogram kokainë është djali i vëllait tëRrahman Selmanllarit, mikut të ngushtë të Shkëlzen Berishës. Këtë e ka pohuar edhe vetëbiznesmeni, i njohur si “Rafi”gjatë një deklarate publike. Në fakt prej disa ditësh, gazeta “Shekulli” ka publikuar një fakt të tillë, madje edhe procedurat e shkelura për emërimin e shoferit, por deri më tani askush nuk ka reaguar. E vetmja deklaratë është ajo e Selmanllarit e bërë dje, ku ai mohon të ketë ndikuar në emërimin e nipit të tij në ambasadën e Romës. Por duket se Ministria e Jashtme del si shumë herë rastësisht në jetët e tëafërmve të Rafit. Bashkëshortja e tij,jo vetëm që punon prej 2005-ës në Ministrinë e Jashtme, por kohët e fundit ka bërë goxha karrierë, duke u emëruar Drejtoreshë e Auditit të Brendshëm.

Deklarata e Selmanllarit

Skandalin e arrestimit të shoferit të Ambasadës Shqiptare me 1 kg kokainë , Selmanllari e quan njëhistoritragjike përfamiljen e tij. Por ai thotë se nuk ka patur asnjë ndikim në emërimin e 20- vjeçarit Arsen Selmanllarit në personelin e Ambasadës Shqiptare në Romë.Megjithatë, sërish edhe dje askush nga zyrtarëte Ministrisë së Jashtme nuk sqaroi procedurën e emërimit të20- vjeçarit në ambasadën e vendit fqinj.

Bashkëshortja, Drejtoreshë e Auditit të Brendshëm

Familjes së mikut të ngushtë të djalit të Berishës, duket se i ka ndritur ylli për çështjet e politikës së jashtme. Jo vetëm nipi por edhe gruaja pas fitores së PD në 2005 ka nisur punë si financiere në këtë ministri.. Në një kohë të shkurtër, ish -specialistja ka arritur të bëhet Drejtoreshë e Auditit të Brendshëm.

Suela dhe Arsen Selmanllari janë marrë në punë pikërisht në kohën që ky Institucion drejtohej nga Besnik Mustafaji. Banorët e zonës së Bllokut, e mbajnë mend shumë mirë se në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës lokali i Rahman Selmanllarit është kthyer në shtab elektoral të ish-kandidatit Mustafaj. Por pa paragjykuar aspak karrirën dhe aftësitë e znj. Suela, ish- specialistja e financës në një kohë shumë të shkurtër ia ka dalë të marrëdrejtimin e një prej drejtorive më delikate, atë të Kontrollit të Brendshëm. Është pikërisht ky pozicion që mbulon aktualisht bashkëshortia e Selmanllarit, edhe pse ky i fundit deklaron se kurrë nuk ka ndikuar për të punësuar njerëz të familjes së tij.

Mbrojtja diplomatike e Arsenit

Arsen Selmanllari nuk e ka pasur të vështirë të pajiset me mbrojtje diplomatike, për shkak të detyrës që ai kryente në ambasadën tonë në Romë. Edhe kur ka rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ai ka kërkuar moskontrollin e makinës si një e drejtë ndërkombëtare e misioneve diplomatike. Ish- kamerieri i bllokut, falë lidhjeve të gjakut dhe miqësive, ka siguruar një punë në shtetin fqinjë që me sa duket i ka shërbyer si koopertuarë për trafikun e drogës. Madjemediat e vendit fqinj i janë referuar pikërisht pozicionit të tij për të bërë dhe aludime me filmin “Danko” që bën falë për trafikun ndërkomëbar të lëndëve narkotike i interpretuar nga Shvarceneger dhe aktori shqiptar Xhems Belushi, ku personazhi kryesor arrin të transportojë sasi të konsiderueshme kokaine.

----------------------------------------------------

Në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës nuk figuron me aktivitet privat

Miku i Shkëlzenit me pasaportë shërbimi

TIRANË- Emri i Rahman Selmanllarit i bërë publik pas arrestimit të nipit të tij në Itali pasi u kap me një kg kokainë ka qenë i njohur në Tiranë edhe për dy fakte të tjerë: e para, është pronar i bar “Fiestës”, një prej lokaleve të Bllokut dhe e dyta se është mik shumë i ngushtë prej 10 vitesh me djalin e kryministrit, Shkëlzenin.

Përveç këtyre, ndër militantët e Partisë Demokratike, “Rafi” njihet për zemërgjërësinë e tij. Dhe pse kanë kaluar pesë vjet, fakti që Rrahmani Selmanllarihapi dyert e lokalit të tij për Besnik Mustafaingjatë fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës, nuk harrohet nga simpatizantët e Mustafarit, por as edhe nga militantët e kësaj partie. Kaq ishte ajo që dihej për Rafin para se në qytetin e Milanos, forcat e policisë në një kontroll rutinë gjejnë në makinën e ambasadës shqiptare në Romë e drejtuar prej nipit të tij, 1 kilogram kokainë.

Në fakt, po të kontrollosh në faqen zyrtare tëinternetit tëQendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve,nën emrin e Rahman Selmanllarit nuk rezulton të jetë i regjistruar asnjë veprimtari biznesi. Por kjo duket se nuk ka penguar aspak autoritetet shqiptare që të pajisin Rrahman Selmanllarin me pasaportë shërbimi, një pasaportë kjo edhënë për një kategori të caktuar njerëzish në Shqipëri, si biznesmenë, drejtorë Drejtorish apo edhe gazetarë. Sërish kemi të bëjmë me lehtësira për Rahman Selmanllarin dhe sërish nga i njëjti dikaster, ai i Ministrisë së Jashtme. Rafi këtë pasaportë që për hir të së vërtetës nuk është se të krijon ndonjë lehtësim të madh për lëvizjen jashtë vendit,nuk dihet në e ka marrë si biznesmen apo falë miqësive dhe ndereve të shpeshta për zyrtarët e lartë të diplomacisë.


--------------------------------------------------------------------------

MPJ, vazhdon heshtja për emërimin e shoferit me drogë

Ministria e Jashtme vazhdon të refuzojë sqarimin përemërimin e Arsen Selmanllarit. Megjithëse shoferi i arrestuarme 1 kilogramë kokainë rezulton të jetë 22 vjeç, autoritetet shqiptare vazhdojnë të heshtin mbi procedurat e ndjekura në emërimin e Arsen Selmanllarit.Gjatë gjithë këtyre ditëve, zëdhënësi i Partisë Demokratike ka dalë nëpër konferenca shtypi ku në asnjërën prej tyre nuk ka sqaruar se si është shkelur ligji në emërimin e Selmanllarit dhe personat që kanë ndikuar në emërimin e një 20 -vjeçari në një prej përfaqësive diplomatike më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Megjithëse skandali i arrestimit tëshoferit të ambasadës shqiptare është bërë publik katërditë më parë, i vetmi reagim i Ministrisë së Jashtme ka qenë nisja e hetimeve mbi këtë ngjarje dhe shkarkimi i Selmanllarit. Askush nuk bën me dije nëse objekt i këtij hetimi do të jetë edhe emërimi i shoferit dhe njerëzit që kanë shkelur ligjin duke e dërguar atë me “mision” në ambasadën shqiptare në Romë. Fakt është që Arsen Selmanllari edhe pse në një moshë të vogël, ka arritur të zërë një posicion shumë të lakmueshëm falë lidhjeve me ish- Ministrin e Jashtëm, Mustafain dhe djalin e kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa pas skandalit të ndodhur, ambasadori Kola ka deklaruar se“Arsen Selmanllari punonte prej më shumë senjë viti në ambasadën shqiptare në Romë dhe është emëruar në bazë tëtë gjitha normave që plotësohen për emërimin e personelit të ambasadave”.Ambasadori gjatë prononcimit ka nënvizuar se Selmanllari nuk kishte qenë shoferi i tij personal, por shofer i ambasadës.

Në asnjë fjalë të ambasadorit nuk është shpjeguar edhe falsifikimi i dokumenteve të gjetura nga policia italiane sipas të cilave Arsen Selmanllari ishte 33 vjeç dhe jo 10 vjet më i vogël. Arsen Ajet Selmanllari është lindur më 29.03.1985. Njësia Bashkiake Nr 8 Tiranë. Janë pikërisht këto të dhënat zyrtare mbi shoferin e ambasadës shqiptare të arrestuar 5 ditë më parë në Milano me 1 kilogram kokainë. Në kundërshtim me dokumentet që i janë gjetur në makinë rezulton që shoferi i arrestuar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike është 22 vjeç.


-------------------------------------------------------------------------------------

Kokalari: Përgjimi i Gërdecit,
Selmanllari i pranishëm në takim

Fill pasarrestimit të shoferit të ambasadës shqiptare në Romë, gazeta ”Shekulli” bëri me dije skandalin e emërimit të 20- vjeçarit si dhe lidhjet e tij në Ministrinë e Jashtme. Ndërkohë që dy ditë më parë ka qenë shqiptaro-amerikaniGeri Kokalari nëpërmjet një letre dërguar prokurores së përgjithshme Ina Rama bëri me dije se xhaxhai i Arsen Selmanllarit ka qenë prezent në tavolinat e diskutimeve të aferave të trafikut të armëve.

Në këtë letër drejtuar kryeprokurorsës Kokalari bën me dije prezencën e Rahman Selmanllarit në takimin e zhvilluar ndërmjet pesë personave në aferën e trafikut të armëve. Sipas Kokalarit, personi i pestë në këtë takim ndërmjet, Divirolit, Podrizkit,Pinarit dhe Delijorgjit ka qenë biznesmeni Rahman Selmanllari, i njohur edhe për lidhjet me familjen kryeministrore.Misioni i Selmanllarit në këtë takim duket se ka qënë garantimi i marrëveshjes së tregtimit të armëve. Kokalari thotë seDiveroli është këcënuar nga Rafi. Në letrën e tij, Kokalari shkruan seEfraim Diveroli dhe Alex Podrizki mund të identifikojnë biznesmenin edhe nga tatuazhi në krahun e tij edhe pse gjatë bisedës është prezantuar vetëm si mik i Shkëlzenit apo vetëm Rafi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Familja Berisha

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML