Premte, 21 Nentor 2008 19:08:53

Lexoni versionin Print

Kthehet në qelin e 313 kreu i “bandës” së Durrësit

Lulëzim Berisha, i cilësuar si kapo i “Bandës së Durrësit”, është transferuar mbrëmjen e së premtes nën masa të larta të sigurisë nga Qendra Spitalore e Burgut në paraburgimin e sigurisë së lart “Jordan Misja” në kryeqytet.

Flamur Vezaj
Diel, 07 Shtator 2008 10:23:00

TIRANË- Lulëzim Berisha, i cilësuar si kapo i “Bandës së Durrësit”, është transferuar mbrëmjen e së premtes nën masa të larta të sigurisë nga Qendra Spitalore e Burgut në paraburgimin e sigurisë së lart “Jordan Misja” në kryeqytet. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, të cilët shtuan se pas normalizimit të gjendjes shëndetësore të të pandehurit Lulëzim Berisha është bërë kalimi i tij nga Spitali i burgut për në qelin e tij në paraburgimin 313. “Pas operacionit me sukses të apendicitit dhe gjendjes së normalizuar shëndetësore ët vlerësuar nga mjekët e Spitalit të burgut dhe me kërkesë të vetë Lulëzim Berishës është vendosur rikthimin e tij në qelin e 313-së pasi gjendja e shëndetësore është teje e normalizuar”,-thanë burimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas këtyre burimeve, pak ditë më parë i pandehuri Berisha iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apandesit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë nën masa të rrepta të sigurisë dhe nën vëzhgimin e të gjithë ambientit të Kirurgjisë nga forcat speciale të RENEA-së. Operacioni, mësohet se ka ardhur pas disa orë dhimbjesh të vazhdueshme në barkun e të pandehurit Berisha, ku pas vizitës së mjekëve të QSUT-së është vendosur të futet në sall për operim pasi vuante nga apendiciti.

Pas operacionit i pandehuri Berisha u sistemua në qendrën Spitalore të Burgut për trajtim të mëtejshëm pas operacionit. Ky operacion është bërë shkak tre ditë më parë që i pandehuri Berisha të mos paraqitet në seancën e radhës, që ishte caktuar gjatë paradites së enjtes pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në kryeqytet, ku po gjykohet bashkë me ish-pjesëtarët e “bandës” për një sërë veprash të rënda penale që dyshohet se Berisha dhe “shokët” e tij i kanë kryer gjatë një periudhe disa vjeçare në qytetin bregdetar të Durrësit.

Përmes një shkrese, drejtuar togave të zeza të kësaj gjykate të kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, i pandehuri Lulëzim Berisha kërkonte mos zhvillimin e seancave gjyqësore pa praninë e tij në sallën e gjyqit, si dhe ndërprerjen e gjyqit, duke njoftuar njëkohësisht për pamundësinë e paraqitjes së tij në sallë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Të pandehur në këtë proces gjyqësor janë 16 persona, të cilët akuzohen për një sërë episodesh kriminale, mes tyre edhe vrasje të bëra në kuadër të organizatës kriminale, vite me parë në qytetin e Durrësit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Lulëzim Berisha

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML