Premte, 21 Nentor 2008 21:16:58

Lexoni versionin Print

Durrësi rrethohet nga flakët, 50 shtëpi në rrezik

Qyteti i Durrësit është përfshirë dje nga një re e dendur tymi, si pasojë e zjarrit të rënë në kodrat me ullinj të qytetit. Flakët kanë vënë në alarm zjarrfikëset e qytetit dhe policinë, të cilat janë nisur me urgjencë drejt kurorës disa kilometërshe me ullinj, por pa mundur ta shpëtojnë atë.

Mark Brunga
Hene, 08 Shtator 2008 09:45:00

Digjet kurora e ullinjve, në periferi të Durrësit. Zjarrfikëset vonohen në rrugën e prishur prej ndërtimeve

DURRËS- Qyteti i Durrësit është përfshirë dje nga një re e dendur tymi, si pasojë e zjarrit të rënë në kodrat me ullinj të qytetit. Flakët kanë vënë në alarm zjarrfikëset e qytetit dhe policinë, të cilat janë nisur me urgjencë drejt kurorës disa kilometërshe me ullinj, por pa mundur ta shpëtojnë atë. Si pasojë e këtij zjarri, një shtëpi është djegur në Kodër-Vilë, ndërsa rreth 50 të tjera mbetën për shumë orë nën kërcënimin e vazhdueshëm të flakëve.

Zjarri i fuqishëm u vu re në orët e para të pasdites, në kurorën me ullinj të qytetit të Durrësit, nga Kodër-Vila deri në bregdetin e Kallmit. Vija e rrezikuar nga zjarri është shtrirë në më shumë se një kilometër gjatësi, duke kërcënuar seriozisht dhjetëra banesa të ndodhura deri pak metra larg flakëve. Katër autobotë të forcave të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi janë nisur në drejtim të zonës së Kallmit, ku vija e frontit ishte më e gjerë, ndërsa dy të tjera janë vënë në mbrojtje të shtëpive në zonën e Vilës, në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikësit nuk kanë mundurtë shuajnë flakët, ndërsa disa prej banorëve janë ankuar se ky shërbim ka mbërritur në vendngjarje pas më shumë se një orë vonesë, nga sinjali i alarmit.

Problemi është rënduar edhe më tej, për faktin se ka patur disa vatra zjarri njëherësh dhe rrugët kanë qënë tërësisht të bllokuara për zjarrfikëset, për shkak të punimeve që po kryheshin aty.Për shuarjen e flakëve është mobilizuar policia dhe zjarrfikësit, përfshirë edhe mjetet zjarrfikëse tëAutoritetit Portual të Durrësit, të cilat janë vonuar në këtë rrugë.

Megjithëse ka nisur hetimet, policia nuk ka mundur ende të mësojë diçka mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa banorët thanë se zjarri u konstatua rreth orës 13.30. Dyshohet se fillimisht kanë marrë zjarr shkurret në faqen perendimore të kodrës, e cila është e mbushur me ullinj ndërsa era që frynte nga perëndimi ka bërë që gjuhët e zjarrit të përparojnë me shpejtësi në faqen e kodrës me shkurre të zhuritura dhe të përpijnë më pas kurorën e ullinjve që ndodhet rreth repartit ushtarak të marinës. Hetimet e para flasin për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të inateve që kanë zaptuesit e shumë sipërfaqeve me njëri -tjetrin, por edhe për të hapur sipërfaqe toke për ndërtim. Në zonën e Kallmit, ku ngecën zjrrfikëset në gropa e ferra kishte shumë sipërfaqe që ishin gërmuar për të bërë ndërtime, çka edhe ka shtuar dyshimet e policisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML