Konflikti i dasmorëve, shpallet në kërkim agresori
Një konflikt banal, për pak ka përfunduar në tragjedi në fshatin Cakran të Fierit. Një 33-vjeçar i quajtur Ilia Hysenaj ka gjuajtur me pistoletë drejtuesin e një furgoni me pasagjerë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre.
Loli Çeçoaliaj
Hene, 08 Shtator 2008 09:52:00
Policia në ndjekje të Ilia Hysenajt, akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje
FIER- Një konflikt banal, për pak ka përfunduar në tragjedi në fshatin Cakran të Fierit. Një 33-vjeçar i quajtur Ilia Hysenaj ka gjuajtur me pistoletë drejtuesin e një furgoni me pasagjerë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, në momentin që është “fërkuar” me fugonin e linjësku udhëtonin disa kushërinj të ,,agresorit,, i cilisë bashku me takishte qenë në një dasmë. Nën efektin e alkoolit, dy drejtuesit e mjeteve, IliaHysenaj dhe Gëzim Lulaj,janëgrindur me njëri tjetrinpër çështje parakalimi.
Në këto kushte, Hysenajka nxjerrë pistoletën që kishte pa leje dhe ka qëlluar mbi drejtuesin e furgonit, i cili fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave. Pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar për t’iu fshehur policisë, ndërsakjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje për të kapur autorin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor që lidh komunën Cakran me rrugën nacionale Fier-Vlorë ,pikërisht në vëndin e quajtur "Qafa e Shkozës " . "Shtetasi Ilia Hysenaj , banues në fshatin Cakran në komunën me të njëjtin emërështë shpallur person në kërkim për akuzën e kanosjes serioze për jetën",-tha policia e Fierit.
|