Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:52:38

Lexoni versionin Print

Vrasja e Shpuzës, pranga njërit prej vëllezërve

Policia ka prangosur njërin prej vëllezërve Dhampiraj, i cilidyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e së shtunës së shtetasit Hysni Shpuza. Ermal Dhampiraj, i cili kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu , ku ishte dënuar për konfliktin me familjen Shpuza,

A.Dushi
Hene, 08 Shtator 2008 09:53:00

ARRESTIMI

SHKODËR- Policia ka prangosur njërin prej vëllezërve Dhampiraj, i cilidyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e së shtunës së shtetasit Hysni Shpuza. Ermal Dhampiraj, i cili kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu , ku ishte dënuar për konfliktin me familjen Shpuza, sipas policisë ka qenë bashkëpunëtor me të vëllanë, Besmirin , i cili është identifikuar si autor i vrasjes dhe që ende nuk është kapur nga policia .Ermal Dhampiraj, 27- vjeç, sipas policsë ka shoqëruar vëllanë e tij, Besmirin 21 vjeçme biçikletë deri pranë vendit të ngjarjes, ku 21- vjeçari ka qëlluar 6 herë me pistoletë mbi Hysni Shpuzën.

Më pas ata janë larguar në drejtime të ndryshme. Mes të shoqëruarve, policiaka patur dhe Ermalin , por vetëm dje ështëvendosur ndalimi i tij, pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria. Nga hetimet e deritanishme mësohet se shkak i vrasjes së Hysni Shpuzës ishte hakmarrja, pasi dhe pse vajza e Hysniut jetonte me Albert Dhampirin, i cili vuan dënimin me burg, përsërifamilja e saj nuk ka pranuar të tërheqë denoncimin për të.


-----------------------------------------------------------------------------------------------

Gjykata e Shkodrës lë në burg deri në fund të hetimeve Agustin Kullën

Plagosi të atin me thikën e bukës, mbetet në burg

SHKODËR- “Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë që ka caktuar gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 23- vjeçarin Agustin Kulla, i cili akuzohet për veprat penale tëvrasjes me dashje të mbetur në tentativëdhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Gjatë seancës gjyqësore, prokurori i çështjes, Frederik Laloshi, ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarit Agustin Kulla ka qenëi ligjshëm dhe i ka kërkuar gjyqtares Marina Rraboshta që masa e sigurisë tëjetë arrest me burg.

Avokati mbrojtës ka kërkuar caktimin si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi. Arrestimi i Agustin Kullës është bërë për shkak i plagosjes së babait të tij, teksa hanin bukë, pas një grindjeje të çastit. Lazër Kulla e ka hequr vetë thikën nga gjoksi dhe pas ndërhyrjes së mjekëve ka mundur të kalojë rrezikun për jetën. Shkaku i grindjes që çoi në plagosjen e babait nga djali i tij , ka qenë konflikti familjar pasi i dëmtuari, sipas dëshmisë së dhënë nga djali i tij , keqtrajtonte vazhdimisht nënën e autorit.Gjykata ka vendosur që Agustin Kulla të ketë si masë sigurie atë të arrestit në burg.  


-------------------

AKSIDENTE

Plagosen bashkëshortët në Shkodër

SHKODËR- Dy persona janë plagosur nga një aksident automobilistik, i ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së djeshme në lagjen “Tre Heronjtë” të Shkodrës. Bashkëshortët Zef e Katerina Stenaj , përkatësisht 53 dhe 50 vjeç, kanë qenë duke lëvizur me një motorçikletë, në momentin kur në kthesën nga lagjia Perash në drejtim të ish- degës janë përplasur me një autoveturë tip “Benz” , me ngjyrë të zezë dhe targë TR 3209. Pas kësaj, dy bashkëshortët janë dërguar në spital, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka bërë veprimet përkatëse. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë manovrimi i gabuar i dy drejtuesve të mjeteve, ndërsa shpejtësia e ulët ka shmangur pasojat fatale që mund të sillte kjo përplasje. 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML