Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:56:43

Lexoni versionin Print

Arrestohet babai i superhajdutit minoren

Arrestohet babai i superhajdutit, akuzohet për vjedhjen e një automjeti. Policia e Tiranës ka çuar në qeli 35-vjeçarin Petrit Cungu pasi në bashkëpunim me djalin e tij Markeljan Cungu, i njohur nga policia i autori i rreth 300 vjedhjeve, kanë vjedhur një automjet në Tiranë.

Klodiana Kotorri
Hene, 06 Tetor 2008 11:17:00

 

Baba e bir kanë vjedhur së bashku një makinë, të cilën e kanë shitur më pas për pjesë këmbimi

TIRANË- Arrestohet babai i superhajdutit, akuzohet për vjedhjen e një automjeti. Policia e Tiranës ka çuar në qeli 35-vjeçarin Petrit Cungu pasi në bashkëpunim me djalin e tij Markeljan Cungu, i njohur nga policia i autori i rreth 300 vjedhjeve, kanë vjedhur një automjet në Tiranë. Specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Automjeteve kryen arrestimin e Cungut, ndërsa çuan për ndjekje penale në gjendje të lirë djalin e tij 11-vjeçar sepse kanë vjedhur automjetin tip-Golf, ngjyrë blu, pa targa, në pronësi të një shtetasi.

Automjetin mësohet se ata më pas ia kanë shitur një shtetasi tjetër. Burime nga policia thanë se dyshohet që Petrit Cungu të jetë “udhërrëfyesi” i të miturit duke e mësuar atë të vjedhë. “Janë konstatuar jo pak raste kur Markeljani është shtyrë të vjedhë nga babai i tij. Kjo për shkak se 11-vjeçari nuk mund të arrestohet për shkak të moshës së tij të mitur” thanë për “Shekullin” burimet policore. Pak muaj më parë, Petrit Cungu bashkë me vëllain e tij u arrestuan pasi mësonin disa të mitur mes tyre edhe Markeljanin të kryenin vjedhje të ndryshme në kryeqytet.

Ndërkohë që para se të zbulohej se ishte “tutori” i djalit të tij, në vjedhje të ndryshme, policia kërkonte ndihmën e Petrit Cungut për të gjetur Markeljanin sa herë që zbulohej se ai kishte vjedhur. 35-vjeçari nuk nguronte të dorëzonte djalin e tij në polici, duke e ditur që policia do të linte sërish të lirë. Por hetimet zbuluan se Markeljani nuk i ideonte vetë të gjitha vjedhjet, pasi bashkëpunëtori i tij kryesor ishte pikërisht babai i tij. Petrit Cungu u arrestua dy ditë më parë për veprat penale të “vjedhjes” dhe “shtytjes së të miturve në krim”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML