Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:35:50

Lexoni versionin Print

Pretenca, 36 vjet burg Shullazit dhe Ferhatit

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 36 vjet burg në total për dy të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati, të cilësuar nga akuza si ndër furnizuesit kryesore të tregut italian me heroinë gjatë vitit 2004.

Flamur Vezaj
Marte, 07 Tetor 2008 10:49:00

Krimet e Rënda kanë kërkuar dje dënimin e të akuzuarve për trafik droge nga Turqia në Itali

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 36 vjet burg në total për dy të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati, të cilësuar nga akuza si ndër furnizuesit kryesore të tregut italian me heroinë gjatë vitit 2004. Kështu, sipas prokurorëve të çështjes është provuar se të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati janë organizatorët, drejtuesit, e financuesit e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroinës në bashkëpunim nga Shqipëria në Itali.

Për këtë u kërkua dënimi me nga 18 vjet burg për secilin. Ata siguronin drogë nga Turqia me ndihmën e “furnizuesit” me emrin Mehmet, dhe më pas nga Shqipëria e dërgonin atë në Milano të Italisë, në laboratorin e përzierjes me ndihmën e korrierëve shqiptarë, kroat, turq, italianë e gjermanë, të cilët janë arrestuar në Itali ku brenda një viti i janë sekuestruar 54.4 kg heroinë dhe 100 kg lëndë që përdore për përzierje të drogës.

Sipas pretencës, kjo organizatë kriminale përbëhej nga dy grupe, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin por në role të ndryshme kryenin trafikun e drogës nga Turqia-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri e më pas Itali. Mësohet se në grupin e dytë bënin pjesë dy të pandehurit, të cilët në asnjë rast nuk i kanë pranuar akuzat, duke i cilësuar si të montuara nga prokuroria italiane dhe shqiptare.

“Ky grupi i dytë përbëhej nga Ervin Ferhati (Ergys Ferhati), Emiljano Shullazi (Anton Nikolli), Ardit Berati dhe Gëzim Veseli, ku dy të parët Shullazi e Ferhati kishin role organizues dhe drejtues, në lidhje me operacionet e trafikut të drogës, kurse të pandehurit e arrestuar në Itali, Ardit Berati dhe Gëzim Veseli zbatonin urdhrat e drejtuesve, duke tërhequr drogën e duke e shitur tek të tretët dhe lekët i postonin më pas për në Shqipëri. Të dy grupetishin në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe furnizoheshin me drogë nga i njëjti furnitor i përbashkët që ende nuk është identifikuar por që njihej me emrin “Mehmet”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML