Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:16:18

Lexoni versionin Print

Hetuesit: Nuk bindemi nga ekspertiza amerikane

Ekspertiza e kryer nga eksperti i FBI-së për çështjen e vdekjes së Kosta Trebickës nuk ka arritur që të bindë ende hetuesit shqiptarë të prokurorisë së Korçës.

Xhon Baka
Marte, 07 Tetor 2008 11:00:00

Çështja “Trebicka”

Ekspertët në Korçë janë duke kryer një tjetër akt- ekspertimi që të zbardhë pikat e dyshimta të lëna jashtë nga Teter

KORÇË- Ekspertiza e kryer nga eksperti i FBI-së për çështjen e vdekjes së Kosta Trebickës nuk ka arritur që të bindë ende hetuesit shqiptarë të prokurorisë së Korçës. Ata kanë quajtur të papranueshme mungesën e përllogaritjes së shpejtësisë nga ana e ekspertit amerikan, ndërkohë që nuk i bind fakti i lënies jashtë të disa pikave më kryesore në një ekspertim të këtij lloji. Për këtë arsye ata janë duke pritur ende aktin e ekspertimit që do të kryhet nga pala shqiptare. Ky akt pritet që të publikohet pas një jave.

Por ajo që duket se është më kryesorja në këtë akt kontrolli të kryer nga ekspertët shqiptarë dhe amerikanë do të ketë përfundime për pika mjaft të rëndësishme që nuk dihet pse nuk janë përfshirë në raportin përfundimtar të ekspertit të ardhur posaçërisht nga SHBA për këtë ekspertizë. Ekspertët autoteknikë shqiptarë do të llogarisin shpejtësinë, por dhe elementë të tjerë do të plotësojnë të gjitha boshllëqet apo të pathënat e amerikanit Kevin Teter. Më pas aktet do të ballafaqohen me njëra-tjetrën për të dhënë dhe dinamikën sa më reale të lëvizjes së automjetit në momentin e fundit para vdekjes.

Sipas burimeve të organit të akuzës në juglindje mësohet se eksperti amerikan, ndonëse pretendon në bazë të përllogaritjeve të tij se makina ka bërë një kthesë të fortë të papritur, nuk jep elementë të mjaftueshëm dhe të bindshëm për atë se çfarë e ka detyruar drejtuesin e mjetit tip Nisan Patrol të bëjë këtë veprim nga e majta. E hapur ka mbetur edhe çështja se pse makina ka qenë e ndezur dhe në marsh neutral.

Eksperti amerikan nuk jep detaje dhe për sa i takon shpejtësisë me të cilën lëvizte makina gjatë momentit të aksidentit, ndonëse përllogaritje për këtë ai i ka kryer. Ekspertiza shqiptare ka treguar se mjeti lëvizte me më pak se 40 km/orë. Hetuesit pohuan se nuk dihet përse Teter u përpoq të anashkalonte shpejtësinë, gjë që është thelbësore në një ekspertim të këtij lloji.

Sipas burimeve në prokurorinë e juglindjes, ekspertët i kanë ndarë punët e tyre duke punuar në dy drejtime, ndërsa më pas kur të kenë hartuar aktin përfundimtar do të ketë një ballafaqim me atë të ekspertit amerikan, porse do të jetë më i detajuar në pika të ndryshme të tij, ndryshe nga sa është shprehur Kevin Teter. Një tjetër detaj që mungon në mozaikun e dosjes Trebicka është edhe telefonata e fundit e biznesmenit. Kompania telefonike ende nuk ka dorëzuar në prokurori tabulatet telefonike. Të gjitha këto pritet që të ndihmojnë në zbardhjen e një ngjarjeje kaq misterioze.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML