Premte, 21 Nentor 2008 23:03:55

Lexoni versionin Print

Gjakmarrja, 10 plumba i marrin jetën të riut

10 plumba: 6 në kokë, 3 në këmbë, 1 në gjoks. 2 armë: 1 pistoletë dhe një automatik. Këto janë të dhënat e para të vdekjes së 23-vjeçarit Frederik Zef Qerthaqi, i gjetur i vdekur dje në mesditë, në një rrugë dytësore të komunës Dajç në Shkodër, shumë pranë fshatit ku ai banon.

Anila Dushi
Marte, 07 Tetor 2008 11:28:00

VRASJA/ 23-vjeçari dyshohet të jetë vrarë nga dy vetë, pasi në vendngjarje u gjetën një automatik dhe një pistoletë

Vrasja e të riut ndodhi shumë pranë vendit ku më 19 shtator mbeti i vrarë shtetasi Enver Ramadani (Hyseni)

SHKODËR- 10 plumba: 6 në kokë, 3 në këmbë, 1 në gjoks. 2 armë: 1 pistoletë dhe një automatik. Këto janë të dhënat e para të vdekjes së 23-vjeçarit Frederik Zef Qerthaqi, i gjetur i vdekur dje në mesditë, në një rrugë dytësore të komunës Dajç në Shkodër, shumë pranë fshatit ku ai banon. Një vrasje pa mëshirë, e kryer nga të paktën dy persona. Dhe gjakmarrja shihet nga policia si pista kryesore për të hetuar marrjen e jetës së 23-vjeçarit nga Mushani.

Ngjarja

Rreth mesditës, në polici u njoftua se ishte gjetur trupi pa jetë i një të riu, pranë fshatit Samërisht i Vjetër, tek vendi i quajtur Lisi mbi Vorr. Rruga e ngushtë dhe e rrethuar në të dyja anët me pemë dhe shkurre të dendura të çon në bregun e lumit Buna (pikërisht aty ku banorët vendosin varkat që përdorin për peshkim) ka qenë vendi ideal për vrasësit e 23-vjeçarit Qerthaqi. Shumë plumba të shtënë nga të dyja armët, por 10 kanë zënë trupin e të riut, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi 6 nga plumbat e kanë zënë në kokë. Banorët peshkatarë që e gjetën kufomën, njoftuan menjëherë policinë, identifikimi i të cilit u bë lehtë, duke qenë se ishte banor i fshatit pranë vendit ku u gjet trupi i tij.

Hetimi

Nga ana e policisë nisën menjëherë hetimet për arsyet e vrasjes së 23-vjeçarit, si dhe për gjetjen e autorëve. U pyetën fqinjët dhe të afërm të viktimës, të cilët mësohet se më shumë kanë pranuar të heshtin sesa të flasin, megjithatë bëhet e ditur se Qerthaqi ka qenënë Itali dhe në Amerikë, nga ku mësohet të jetë kthyer. Burimet bëjnë të ditur se kthimi në Shqipëri nga Italia e 23-vjeçarit është bërë pas një konflikti që ai ka pasur në vendin fqinj (mësohet se ka plagosur lehtë me thikë një shtetas). I riu ishte kthyer nga Italia katër muaj më parë. Gjithashtu, burime të policisë shprehen se gjakmarrja dyshohet edhe për faktin se Qerthaqi ka qenë një nga të shoqëruarit në polici për vrasjen e shtetasit Enver Ramadani (Hyseni), ngjarje e ndodhur më 19 shtator në Dajç, jo larg vendit ku u gjet trupi i 23-vjeçarit. Për vrasjen e Hysenit policia nuk ka ende autor.

Statistikat

Kjo është vrasja e pestë në harkun kohor të një muaji në rrethin e Shkodrës. Nga data 6 shtator 2008 deri

6 tetor 2008 janë numëruar pesë viktima, në një kohë që prej fillimit të vitit, në 18 ngjarje janë shënuar 19 të vdekur.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML