Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:06:58

Lexoni versionin Print

Lihet në burg polici i akuzuar për dekonspirim

Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë ditën e djeshme gjykata e shkallës së parë në Shkodër për oficerin e antidrogës Shpëtim Gurin, si dhe Fatjon Kurtajn dhe Ndriçim Fikajn.

Anila Dushi
Diel, 12 Tetor 2008 09:57:00

Shkodër, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për specialistin e antidrogës, Shpëtim Guri

SHKODËR- Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë ditën e djeshme gjykata e shkallës së parë në Shkodër për oficerin e antidrogës Shpëtim Gurin, si dhe Fatjon Kurtajn dhe Ndriçim Fikajn. Oficeri i antidrogës, Shpëtim Guri, i ndaluar dy ditë më parë nga kolegët e tij, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa Fatjon Kurtaj dhe Ndriçim Fikaj akuzohen për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë seancës gjyqësore, organi i akuzës ka paraqitur provat dhe ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarve ka qenë i ligjshëm duke i kërkuar gjykatëses Irida Kacerja që masa e sigurisë të jetë arrest me burg.

Ndërsa mbrojtja i ka kërkuar trupit gjykues të caktojë si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi. Në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë nuk kanë qenë të pranishëm dy nga të arrestuarit dhe avokatët e tyre kanë paraqitur prokurën para gjykatës. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një oficer të antidrogës pas hetimeve që e implikonin atë për dekonspirim informacioni. Urdhri për arrestimin e tij është ekzekutuar ditën e enjte. Si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar i koduar BLIRI u bë i mundur ndalimi i shtetasve Shpëtim Guri, 34 vjeç, me detyrë specialist në Seksionin e Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, Fatjon Kurtaj, 26 vjeç, dhe Ndriçim Fikaj, 34 vjeç, të akuzuar për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje ka rezultuar se punonjësi i policisë, shtetasi Shpëtim Guri, me detyrë specialist i seksionit të Luftës Kundër Drogës, ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, duke iu garantuar mbrojtjen për kultivimin e bimëve narkotike dy të ndaluarve të tjerë. Po në pranga ka rënë dhe një tjetër person i akuzuar për kultivim bimësh narkotike Smajl Kurtaj, në banesën e të cilin u gjendën 13 kilogram kanabis sativa e tharë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML