Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:45:33

Lexoni versionin Print

Pranga në Lezhë vrasësit të gruas së kushëririt

Policia e Lezhës ka arritur që të kapë pasditen e djeshme 37- vjeçarin që ka vrarë më një tetor gruan e kushëririt të tij në Shkodër. Anton (Ndoc) Mbrozi nga Laçi i Vaut të Dejës, akuzohet për vrasjen e Marije Mbrozit.

Anila Dushi
Diel, 12 Tetor 2008 09:59:00

Anton Mbrozi vrau të afërmen e tij pasi kishte parë në ëndërr se ajo ishte implikuar në vdekjen e nënës së tij

SHKODËR- Policia e Lezhës ka arritur që të kapë pasditen e djeshme 37- vjeçarin që ka vrarë më një tetor gruan e kushëririt të tij në Shkodër. Anton (Ndoc) Mbrozi nga Laçi i Vaut të Dejës, akuzohet për vrasjen e Marije Mbrozit. I kërkuari nga polica është ndaluar në Kallmet të Lezhës, ndërsa po lëvizte nëpër rrugë dytësore drejt Shkodrës.

Sipas burimeve nga policia e Shkodrës, kapja e tij është bërë në bashkëpunim me blutë e Lezhës, ndërsa që nga një ditë më parë lëvizjet e tij kanë qenë të ndjekura nga agjentët kriminalë të Shkodrës. Mësohet se Ndoc Mbrozi ka lëvizur në zonat e Pukës, kryesisht në Korthpulë ku ka dhe të afërm, dhe më pas ka kaluar nga fshatrat e Lezhës, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Gjatë lëvizjeve të tij ai ka arritur të devijojë nga ndjekja pasi duke e njohur zonën nga kalonte ka përdorur rrugë dytësore. Në afërsi të fshatit Kallmet në Lezhë, ai e ka parë veten të rrethuar nga policia e Shkodrës që e ndiqte nga pas dhe nga ajo e Lezhës që i kishte dalë përpara sipas planit të operacionit të hartuar në bashkëpunim mes dy policive. I gjendur në rrethim, ai është dorëzuar pa bërë ndonjë rezistencë. Mësohet se në momentin e ndalimit ai nuk ka pasur armë me vete. Anton ( Ndoc ) Mbrozi, e vrau gruan e kushëririt të tij Mrije Mbrozin vetëm sepse dyshonte për përfshirjen e saj në vdekjen e nënës së tij Davës, më pesë gusht 2008.

Dhe pse nuk kishte prova, sipas të afërmve të tij, ai këmbëngulte nisur nga ëndrrat që thoshte që shihte ku e ëma i tregonte se e kishte vrarë Marija. Viktimën ai e ka thërritur në shtëpinë e tij dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë pas kokës, në prani dhe të gruas e fëmijëve të tij të mitur. Sipas të afërmve e të njohurve të tij, akuza që ai i bënte gruas së kushëririt ishte e pabazë dhe 37- vjeçari nuk ishte bindur për të kundërtën as kur viktima ishte betuar në kishë një ditë para vrasjes.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML