Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:34:14

Lexoni versionin Print

Aksidenti, vdes babai, plagosen tre vajzat

Një aksident i rëndë është shënuar në vendin e quajtur “sektori C” i basenit të hidrocentralit të Shkopetit, disa dhjetëra metra larg nga ura e Ulzës. Për pasojë të përmbysjes në greminë të një automjeti tip Benz, ka vdekur drejtuesi i tij dhe janë plagosur rëndë tre fëmijë të tij dhe një kushërirë, të tri vajzat ishin studente.

Gjergj Marku
Diel, 12 Tetor 2008 10:02:00

Burrel, Isuf Ndoj kishte shkuar të merrte vajzat që ktheheshin nga studimet. Shkaku, mjegulla e dendur dhe errësira

BURREL- Një aksident i rëndë është shënuar në vendin e quajtur “sektori C” i basenit të hidrocentralit të Shkopetit, disa dhjetëra metra larg nga ura e Ulzës. Për pasojë të përmbysjes në greminë të një automjeti tip Benz, ka vdekur drejtuesi i tij dhe janë plagosur rëndë tre fëmijë të tij dhe një kushërirë, të tri vajzat ishin studente.

Ngjarja ndodhi në orët e natës të së premtes, kur për pasojë të daljes nga rruga të mjetit ka gjetur vdekjen Isuf Ndoj, banor në fshatin Karricë të rrethit të Matit. Sipas burimeve policore, që u referohen njerëzve të afërt të viktimës, Isuf Ndoj është nisur nga fshati ku banonte pasi e kanë lajmëruar vajzat e tij se ndodheshin në rrugën superstradën Milot-Shkodër, të sapo kthyera nga provimet që po jepnin në universitetin e Shkodrës.

Duke qenë një orë e vonë, rreth orës 19.30, Isufi është nisur me makinën e tij për në drejtim të kryqëzimit të Milotit në superstradën ku e prisnin dhe të dy vajzat e tij dhe një vajzë tjetër e dajës së tij.Në momentin që po nisej i ka thënë dhe djali për të shkuar me të, ndaj të dy së bashku, babë e bir, janë nisur për të marrë vajzat e tjera.

Por rrugës në kthim, në kushtet e errësirës dhe një mjegulle të dendur që vinte nga liqeni, dhe nga mungesa e sinjalistikës fosforishente për të tilla raste, ai e ka humbur kontrollin e makinës ndërsa disa metra automjeti ka ecur nëpër bordurën e anës së poshtme të rrugës deri sa në kthesë ka marrë poshtë greminës së thiktë për të rënë në ujërat e liqenit të hidrocentralit.

Për pasojë të rënies ka gjetur vdekjen në vend Isuf Ndoj, ndërsa janë plagosur rëndë tri vajzat dhe djali i tij, të cilët janë dërguar menjëherë nga kalimtarë të rastit për në spitalin ushtarak të Tiranës. Ndërsa pas mbërritjes së policisë, i aksidentuari me vdekje është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku ka qëndruar tërë natës deri rreth orës 09.00 të ditës së djeshme.

Mësohet se të afërm të viktimës kanë kërkuar nga autoritetet e këtij spitali që të bëhej gati kufoma për t’u dërguar në familjen e tij, por askush nuk është marrë me të. Madje edhe pse familjarët e viktimës kanë kërkuar me insistim nëpër disa numra telefoni zyrtarësh, askush nuk u është përgjigjur, ndaj kanë lajmëruar disa media përmes të cilave kanë shprehur shqetësimin e tyre, dhe vetëm pas kësaj kufoma është bërë gati për t’u marrë nga familjarët.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML