Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:17:04

Lexoni versionin Print

Rikthehen gomonet me hashash drejt Italisë

Shtyrja e moratoriumit nuk ka mundur dot t’i thotë “Stop” tentativave të linjave të trafikut në ujërat bregdetare. Teksa e gjithë policia shqiptare është duke u marrë me çështje që i interesojnë kryesisht kryeqytetit, në Vlorë trafikantët janë zgjuar dhe kanë nisur shtegtimet drejt Italisë të ngarkuar me hashash.

Anila Peçi
Diel, 12 Tetor 2008 10:08:00

Policia e Vlorës ka bllokuar pas mesnatës një gomone me 1.5 kuintalë hashash. “Arratisen” pronarët e drogës

VLORË- Shtyrja e moratoriumit nuk ka mundur dot t’i thotë “Stop” tentativave të linjave të trafikut në ujërat bregdetare. Teksa e gjithë policia shqiptare është duke u marrë me çështje që i interesojnë kryesisht kryeqytetit, në Vlorë trafikantët janë zgjuar dhe kanë nisur shtegtimet drejt Italisë të ngarkuar me hashash. Policia kufitare e qarkut të Vlorës ka bllokuar një gomone me 150 kilogramë lëndë narkotike të llojit kannabis sativa. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë së Kufirit dhe Migracionit në këtë qark, por ende nuk ka të dhëna për autorësinë.

Mjeti lundrues është diktuar në orët e vona të natës, në hapësirën detare në jugperëndim të Gadishullit të Karaburunit. Rreth orës 01e 40 minuta, forcat policore, gjatë kontrollit dhe patrullimit në det kanë konstatuar në afërsi të Gjipeut, në Karaburun gomonen rreth pesë metër të gjatë. Pasi kanë pikasur mjetin lundrues, ata i janë afruar dhe më pas kanë ushtruar kontroll në bordin e gomones, e cila ishte e ankoruar në disa shkëmbinj.

Nga kontrolli i ushtruar në gomone efektivët kanë mundur të gjejnë një sasi të konsiderueshme kanabisi e presuar e vendosur në çanta sportive. Sipas policisë sasia e hashashit të gjetur ishte 1.5 kv dhe ai ishte i paketuar në tre çanta sportive. Bima narkotike ishte e presuar dhe ishte gati për tu transportuar për në shtetin fqinj me gomone. Pas kontrollit të përgjithshëm me imtësi te mjeti dhe droga blutë i sekuestruan ato me cilësinë e provës materiale.

Pas peshimit, lënda narkotike rezultoi të ishte plot 1.5 kv. “Gomonia ka një gjatësi pesë metra dhe u diktua nga policia kufitare e cila, e mbështetur dhe nga forcat e Repartit Antitrafik Delta Force, u vu në ndjekje të saj, për ta bllokuar pas një operacioni që zgjati më shumë se një orë”,- thanë burimet e policisë. Mendohet që në gomone të kenë qenë tre persona, të cilët kanë ndaluar mjetin në një zonë të errët dhe kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes së uniformave blu. Brenda në mjetin gomone ka qenë i vendosur një motor 30 kuaj fuqi dhe një motor tjetër rezervë 10 kuaj fuqi, si edhe disa bidonë me karburant.

Aktualisht, policia po heton rreth këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike dhe personave që kanë lidhje me të. Dyshimet e para, sipas policisë flasim për një destinacion të mundshëm vendin fqinj, por ende nuk ka të dhëna zyrtare. Po kështu ende nuk dihet si u soll droga në vendin në fjalë, apo nga është marrë ajo, çështje këto që po hetohen, së bashku me autorësinë.

Nëpërmjet një bashkëpunimi strukturash ka vijuar krehja e zonave ku mendohet se kanë kaluar personat, të cilët braktisën gomonen, por pika të tjera patrullimi ka pasur dje në ndihmë të gjetjes së autorëve. Gjithsesi pas sekuestrimit të provave materiale janë marrë edhe gjurmë të ndryshme, të cilat gjithashtu do të ndihmojnë në identifikimin e personave të përzier në këtë tentativë trafikimi.

Gomonia me ngjyrë të kuqe ndodhet tashmë në pikën e bllokimit të mjeteve në Radhimë, ndërsa bima narkotike u sekuestrua në ambientet e komisariatit. Bllokimi i mjetit dhe drogës u bë vetëm pak orë pas një operacioni të nisur në bashkëpunim mes forcave të policisë, të koduar me emrin “Deti i Pastër”, që synon kontrollin e mjeteve lundruese për të shmangur trafikun njerëzor, por edhe atë të narkotikëve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML