Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:43:19

Lexoni versionin Print

Konkurrenca, në flakë nëntë autobusë

Digjen nëntë autobusë në ish-parkun e mallrave të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës, ndërsa asgjë nuk i ka shpëtuar flakëve. Burime të policisë bënë të ditur mbrëmë se ish-parku i mallrave u përfshi nga flakët orët e vona të mbrëmjes.

K.Thanasi
Hene, 13 Tetor 2008 09:30:00

ZJARRI/ Ish-parku i mallrave, ku ndodheshin autobusët e linjës u përfshi nga flakët orët e vona të mbrëmjes

FIER – Digjen nëntë autobusë në ish-parkun e mallrave të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës, ndërsa asgjë nuk i ka shpëtuar flakëve. Burime të policisë bënë të ditur mbrëmë se ish-parku i mallrave u përfshi nga flakët orët e vona të mbrëmjes. Objekti ruhej nga dy roje, por këta të fundit duket se nuk kanë kuptuar asgjë për vënien e zjarrit. Në kapanon ndodheshin nëntë autobusë të linjave urbane që lëviznin nga Fieri në qytete të ndryshme të vendit. Mbërritja e policisë, si dhe e katër zjarrfikëseve të qytetit duket se nuk ka qenë ndonjë ndihmë e madhe për të shpëtuar automjetet nga flakët. Burime nga vendi i i ngjarjes u shprehën mbrëmë vonë se asgjë nuk ngeli nga autobusët dhe se gjithçka u dogj. Pas hetimeve të para të kryera në mbrëmje vonë, bëhet e ditur se dyshohet që zjarri në ish-parkun e mallrave ka qenë i qëllimshëm. Burimet thonë se për zjarrin mund të ketë qenë konkurrenca shkak kryesor, megjithatë po hetohet në këtë drejtim. Ndërkaq nga autobusët e përfshirë në flakë nuk ka mbetur asgjë, në një kohë që dëmi ekonomik i shkaktuar është shumë i madh. Policia ka marrë në pyetje rojet e kapanonit, si dhe dëshmitarë të ngjarjes dhe pritet që të dalë me një version më të saktë të ngjarjes. Kjo është hera e dytë brenda javës e rënies së zjarrit në një aktivitet në qytetin e Fierit. Rreth një javë më parë një mobileri u përfshi nga flakët, ku si motiv u konsiderua sërish konkurrenca. K.Thanasi


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML