Premte, 21 Nentor 2008 22:47:22

Lexoni versionin Print

Shkon për të mbledhur skrap, zhduket kryefamiljari

Largohej për të mbledhur skrap, por humb kontaktet me familjen. Vladimir Rakipi, 50 vjeç, është denoncuar si i humbur nga familjarët e tij, të cilët prej 20 ditësh nuk kanë asnjë kontakt me të.

Dorina Jaho
Hene, 13 Tetor 2008 09:29:00

DENONCIMI/ Vajzat e 50-vjeçarit Vladimir Rakipi kanë humbur kontaktin me babanë e tyre prej tri javësh

BERAT- Largohej për të mbledhur skrap, por humb kontaktet me familjen. Vladimir Rakipi, 50 vjeç, është denoncuar si i humbur nga familjarët e tij, të cilët prej 20 ditësh nuk kanë asnjë kontakt me të. Sipas denoncimit të bërë në polici, kryefamiljari ishte nisur për të punuar në Tepelenë.

Prej vitesh ai shkonte në Memaliaj për të mbledhur skrap, në pamundësi të një punësimi tjetër. Edhe dy muaj më parë, 50-vjeçari është nisur për punën e përhershme, por telefonata e tij e fundit, e rezultuar tri javë më parë, i ka dhënë fund kontaktit të Vladimirit me familjen. Një fakt i tillë ka bërë që vajzat e tij t’i drejtohen komisariatit të policisë së Beratit, bashkë me foton e tyre dhe të kërkojnë gjetjen e tij. Pas denoncimit në polici, Jetmira, njëra nga vajzat, flet për gazetën "Shekulli":

Jetmira, kur është larguar babai juaj nga shtëpia?

Babai u largua dy muaj më parë, pasi shkonte herë pas here për të mbledhur skrap në Memaliaj, pasi duhet të mbante familjen, sepse nuk kemi asnjë të ardhur tjetër ekonomike. Shumë herë ai është përpjekur të gjejë punë brenda qytetit, por ka qënë e pamundur Kështu që detyrohej të shkonte të mblidhte skrap në Memaliaj dhe e shiste atje. Pastaj kthehej në shtëpi. Këtë punë ai e bënte prej vitesh, duke u larguar me ditë të tëra nga shtëpia, por na merrte gjithmonë në telefon për të na lajmëruar.

Cili ka qënë kontakti i fundit me të?

Hera e fundit që babai telefonoi ishte rreth 20 ditë më parë. Telefonoi në numrin tim të celularit, një thirrje pa numër. Folëm pak. Tha se ishte mirë, por nuk tregoi ku ndodhej dhe se kur do të kthehej, pavarësisht se unë e pyeta.

Si t’u duk babai në telefon?

Telefonata e tij na e shtoi më shumë merakun. Nuk ishte i qetë si herët e tjera dhe ishte shumë i prerë. Dukej sikur po fliste me detyrim. Jemi shumë të shqetësuar. Kemi frikë mos i ka ndodhur ndonjë gjë.

Çfarë bëtë më pas?

Bëmë denoncimin në polici. Ata na thanë se do të ishte mirë të shkonim edhe vetë për ta kërkuar, por si fillim po presim rezultatet e kërkimit të tyre.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML