Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:38:21

Lexoni versionin Print

Shkurt vendi

Drejtuesit e shkollës 9-vjeçare në Hotolisht konstatuan mëngjesin e djeshëm vjedhjen e realizuar një natë më parë. Mësohet se dera kryesore, nga e cila autorët kanë kaluar në katin e dytë, është dëmtuar.

Merkure, 15 Tetor 2008 08:57:00

Grabitet shkolla “9-vjeçare” në Hotolisht

LIBRAZHD - Drejtuesit e shkollës 9-vjeçare në Hotolisht konstatuan mëngjesin e djeshëm vjedhjen e realizuar një natë më parë. Mësohet se dera kryesore, nga e cila autorët kanë kaluar në katin e dytë, është dëmtuar. Pas kësaj grabitësit kanë hapur drejtorinë dhe kanë marrë kompjuterin dhe një video. Policia shoqëroi disa të dyshuar për ngjarjen e ndodhur, por ende nuk ka një emër konkret për vjedhjen e shkollës. Grabitja e kompjuterëve në shkolla është kthyer në një shqetësim në qarkun e Elbasanit. Vitin e kaluar u vodhën kompjuterat në dy shkolla, ndërsa autorët e tyre rezultojnë ende të paidentifikuar.


--------------------------------------------------------------------------

Akuzoheshin për shitje droge, lirohen në sallën e gjyqit

BERAT – Gjykata vendos lirimin e dy të akuzuarve për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, pasi u shprehën se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar fajësinë e tyre. Teodor Mërtiri dhe Avenir Lame u liruan në sallën e gjyqit, pasi u rrëzuan akuzat ndaj tyre. Ndërkaq u dënua me 7 vjet heqje lirie shtetasi nga Kuçova, Ferdinand Bardhi. Tre të pandehurit u vunë në pranga më 26 korrik të vitit të kaluar gjatë operacionit “Disko Verore” të realizuar nga uniformat blu të Beratit. Pas këtij operacioni, policia u shpreh se kishte sekuestruar në banesën e shtetasit Teodor Mërtiri një sasi pluhuri me peshë 535 gramë me ngjyrë kafe të çelur, e cila dyshohej të ishte heroinë. Ky fakt çoi në pranga edhe dy shtetasit e tjerë. Megjithatë dje, në vendimin e tyre, togat e zeza rrëzuan akuzat ndaj Mërtirit e Lames.


-------------------------------------------------------

Vrau kushërirwn, lihet në “burg pa afat”

SHKODËR – “Arrest në burg” është masa e sigurisë e caktuar për 37-vjeçarin Anton (Ndoc) Mbrozi nga Laçi i Vaut të Dejës, i cili më 1 tetor të këtij viti vrau gruan e kushëririt të tij, Marije Mbrozi, 57 vjeçe. Mësohet se para trupit gjykues të kryesuar nga Gentian Medja, i pandehuri nuk ka folur asnjë fjalë dhe nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin e kryer. Anton Mbrozi u kap nga policia e Shkodrës dhe ajo e Lezhës, të dielën, më 12 tetor të këtij viti, në afërsi të fshatit Kallmet të Lezhës, ndërsa lëvizte në një rrugë dytësoredrejt Shkodrës. Togat e zeza pasi dëgjuan provat e sjella nga prokuroria, e cila e akuzon Mbrozin për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”, vendosi lënien në burg të 37-vjeçarit. Avokati mbrojtës kërkoi nga gjykata masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesë që nuk u pranua nga gjykata për shkak të rrezikshmërisë së autorit.

------------------------------------------------------------------

Asnjë shqiptar në anijen e grabitur nga somalezët

DURRËS - Në anijen e grabitur nga piratët somalezë nuk ka asnjë marinar nga Shqipëria. Në Kapitenerinë e Përgjithshme të Porteve të Durrësit nuk rezulton asnjë informacion për ndodhjen e ndonjë marinari nga Shqipëria në këtë anije. Agjencitë ruse dhe ukrainase, prej nga janë edhe anëtarët e ekuipazhit të anijes së rrëmbyer publikuan listën e personave, ndër të cilët nuk rezulton asnjë shtetas shqiptar. Piratët somalezë bllokuan anijen “Faina” disa ditë më parë. Në të rezulton të jetë një ekuipazh prej 21 vetësh, nga të cilët 3 janë rusë, 17 ukrainas dhe një lituanez.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML