Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:38:36

Lexoni versionin Print

Verdhëza, një kopsht mbyllet, rrezikohet shkolla 9-vjeçare

Verdhëza mbyll një kopsht me 60 vogëlushë në rrethin e Korçës, teksa sëmundja infektive rrezikon edhe 200 nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në të njëjtin fshat.

Xhon Baka/Anila Peçi
Merkure, 15 Tetor 2008 08:59:00

EPIDEMIA/ Rreth 200 nxënës rrezikojnë që të sëmuren nga hepatiti për shkak të papastërtive në mjediset pranë shkollës

KORÇË- Verdhëza mbyll një kopsht me 60 vogëlushë në rrethin e Korçës, teksa sëmundja infektive rrezikon edhe 200 nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në të njëjtin fshat. Alarmi i sëmundjes infektive, mjaft e rrezikshme për jetën e fëmijëve, ka pushtuar fshatin Sovjan, rreth 20 kilometra nga qyteti i Korçës. Njëditë më parë, u vendos mbyllja e kopshtit, fëmijët e të cilit i kalonin orët e tyre në kushte thuajse mizerabël.

Papastërtitë e shumta në mjediset e jashtme të shkollës dhe kopshtit, që gjenden në të njëjtin mjedis, e kanë rënduar situatën, ndërsa frika e epidemisë që mund të bjerë në masë ka shqetësuar të gjithë banorët e fshatit. Prej më shumë se 24 orësh, situata në fshat duket e rënduar, kjo pas masës ekstreme që morën specialistët e Shëndetit Publik në Korçë, të cilët urdhëruan mbylljen urgjente të kopshtit.

Përhapja e verdhëzës vuri në alarm të gjithë nxënësit e shkollës së Sovjanit. Të paktën 2 fëmijë të kopshtit janë prekur nga hepatiti, ndërsa sipas të dhënave nga inspektoriati në Korçë, 7 të tjerë të infektuar kanë qenë nga shkolla e fshatit. Infektimi, që është përsëritur në këtë shkollë, ku rrezikohet të përhapet epidemia tek të paktën 200 fëmijë, ka ardhur si pasojë e kushteve jashtë parametrave të duhur higjieno-sanitare dhe papastërtive, ndërsa në oborrin e shkollës vazhdojnë të qëndrojnë të hapura kanalizimet e ujërave të zeza, duke shkaktuar edhe erë të keqe.

Kanalizimet, që kanë kohë që janë hapur edhe përreth godinës së shkollës dhe kopshtit, por edhe banjat e papastra dhe mungesa e heqjes së mbeturinave nga oborri, sipas të dhënave nga shërbimi epidemiologjik, janë bërë shkak për një përhapje të shpejtë të verdhëzës tek nxënësit. Ndëkohë që fëmijët e kopshtit janë detyruar të mbahen jashtë, për shkak të mbylljes së tij për dezinfektim të ambjenteve. Një masë e ngjashme mund të merret edhe për ambientet e shkollës.

Specialistët e Shëndetitit Publik nuk bëjnë të ditur se për sa kohë kopshti me dy fëmijë të shtruar në spital do të qëndrojë i mbyllur, ndërsa fëmijët e tjerë të tij u janë kthyer shtëpive. Ajo që mbetet aktualisht më enigmatike është numri real i nxënësve të shkollës 9-vjeçare të prekur nga sëmundja. Ndonëse në shkollë janë regjistruar 7 raste, numri i tyre mund të jetë dhe më i madh, ndërsa gjatë ditëve të fundit ka nisur të rritet ndjeshëm dhe numri i mungesave në shkollë. 

 

-----------------------------------------------------------------

DSHP: Shkollat, me probleme higjieno-sanitare

VLORË - Problematikat nëpër shkolla për kushtet higjieno-sanitare të disa prej tyre,jo vetëm që pranohen nga Drejtoria e Shëndetit Publik, por, pavarësisht detyrave të lëna, nuk është bërë asgjë për minimizimin e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga drejtorja e DSHP-së në Vlorë, Brunilda Ndreu. Kjo e fundit pohon nga kontrolli i fundit i ushtruar në fillim të vitit shkollor rezultoi se nuk ishte bërë asgjë për përmirësimin e kushteve. Detyrimin ligjor për përmirësimin e infrastrukturës në arsim e ka pushteti lokal dhe drejtoritë arsimore, por aktualisht gjendja përcillet nga shkresa në shkresë, ndërsa nuk ka asnjë lëvizje për të riparuar gjendjen në shkolla, kopshte e çerdhe. Ndër shkollat e listuara për probleme janë: “24 Maji”, “Lef Sallata”, “Shkolla e Mesme e Re”, “Ibrahim Kushta”, “Musa Cakërri”, si dhe të tjera shkolla në fshatra, si ajo në fshatin Kaninë, fshatin Vajzë e të tjera në komunat e Vlorës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML