Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:09:44

Lexoni versionin Print

“Genocidi nën terrorin komunist” mbërrin në Gjirokastër

Një ditë pas ceremonive përkujtimore në 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, vendin e fjalimeve të zjarrta për “udhëheqësin e pavdekshëm” e ka zënë një dokumentar, në të cilin evidentohen krimet eperiudhës së komunizmit ndaj intektualëve shqiptarë.

Entela Bani
Merkure, 15 Tetor 2008 09:03:00

DOKUMENTARI/ Ish-të përndjekurit kërkojnë që të evidentohen krimet e kryera e të dënohen moralisht autorët


GJIROKASTËR- Një ditë pas ceremonive përkujtimore në 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, vendin e fjalimeve të zjarrta për “udhëheqësin e pavdekshëm” e ka zënë një dokumentar, në të cilin evidentohen krimet eperiudhës së komunizmit ndaj intektualëve shqiptarë. “Nderim për martirët, respekt për disidentët” ishte motoja e dokumentarit “Genocidi mbi elitën e kombit shqiptar nën terrorin komunist”, një nismë e shoqatës së të përndjekurve politikë antikomunistë.

Pas rrugëtimit në Tiranë e Shkodër, dokumentari është ndalur në jug të vendit. “Ne jemi njerëz që gjithmonë kemi falur, por ama duhet të dihen krimet. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, kërkojmë vetëm evidentimin e krimeve. Ky është edhe synimi i dokumentarit, të dënohen autorët, moralisht, sepse ata kanë vdekur. Ndërsa në Uashington është një memorial për krimet e komunizmit, ne këtu që jemi shteti më i vuajtur me 5600 të pushkatuar, 17 mijë të burgosur, 27 mijë të internuar, akoma nuk është vepruar”, shprehet Tomorr Aliko, skenaristi i dokumentarit, njëkohësisht ish-i burgosur dhe i përndjekur politik.

Ndërsa për kryetarin e shoqatës së të përndjekurve politikë antikomunistë, Skënder Qendro, dënimi i akteve çnjerëzore të komunizmit do të sjellë paqe për shpirtrat e lënduar, të vdekur apo të gjallë. “Ky dokumentar evidenton genocidin komunist që është bërë mbi elitën e intelektualëve, akademikëve e profesorëve që deshën lirinë e fjalën e lirë, fajtorë pa faj. Është në nderin e shoqërisë dhe politikës shqiptare të pasqyrohen e dënohen krimet e komunizmit dhe historia të shkruhet ashtu si ka ndodhur në të vërtetë”, thekson Qendro.

Madje, ai ka reaguar edhe ndaj djalit të Enver Hoxhës, Ilir Hoxhës, për deklaratën e bërë dy ditë më parë për ta mbrojtur babanë e tij në çdo moment e situatë, pavarësisht akuzave. “Ai do të mbrojë të kaluarën e tij dhe të paraardhësve të tij, do të mbrojë krimet që janë bërë jo vetëm mbi shtresën e të përndjekurve politikë, por mbi të gjithë popullin. Është turp për atë dhe për të gjithë ata që kërkojnë të mburrin diktaturën, që ka qenë ndër më të egrat jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.

Ne kërkojmë të hapen dosjet, të mos jenë pjesë e pushtetit dhe institucioneve njerëz të inkriminuar. Vetëm atëherë do të gjejnë qetësi shpirtrat, si të vdekur, edhe të gjallë”, deklaron më tej Qendro. Ndërkohë, pas Gjirokastrës, pritet që dokumentari “Genocidi mbi elitën e kombit shqiptar nën terrorin komunist”, në të cilin evidentohet fati i 590 intelektualëve të vrarë, burgosur e internuar, do të transmetohet edhe në disa qytete evropiane.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML