Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:44:18

Lexoni versionin Print

Rrëshen – Kalimash, pushohen nga puna 30 shoferë

Aderimi në Sindikatën e Transporteve u ka kushtuar vendin e punës 30 shoferëve të mjeteve të ndryshme që punojnë në segmentin Rrëshen-Kalimash.

Gjergj Marku
Merkure, 15 Tetor 2008 09:10:00

 

ANKESA/ Punëtorët thonë se largimi ishte shkak i anëtarësimit në sindikatën e transporteve

MIRDITË - Aderimi në Sindikatën e Transporteve u ka kushtuar vendin e punës 30 shoferëve të mjeteve të ndryshme që punojnë në segmentin Rrëshen-Kalimash. Ky ka qenë dhe prononcimi i shoferëve të larguar nga puna në kompaninë që punon në për autostradën. Sipas tyre, ndërkohë që janë organizuar në Sindikatën e Transporteve, me t’u marrë vesh ky fakt nga drejtues të kompanisë, u kanë dërguar shkresën që dukej si një njoftim i zakonshëm, por me pjesën e “hidhur “ brenda: “Jeni të lutur të vini për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet e punës”.

Por sapo janë paraqitur në kantierin e Repsit, u është komunikuar largimi nga puna duke u marrë çelësat e mjeteve që drejtojnë prej muajsh. Shoferët sindikalistë u shprehën se largimi i tyre nga puna është i padrejtë, pasi për kaq muaj punë asnjë prej tyre nuk ka pasur ndonjë vërejtje, ndërsa kanë një kontratë me punëdhënësin e nënshkruar në mënyrë të dyanshme, e cila po shkelet. Ata shprehen se ndihen të befasuar nga një pushim i tillë. “E dimë që është e ligjshme aderimi në një sindikatë për të mbrojtur të drejtat tona dhe askush nuk na ka thënë se nuk e kemi këtë të drejtë”, thotë njëri prej shoferëve sindikalistë.

Sapo u është komunikuar pushimi nga puna, shoferët kanë protestuar duke bllokuar rrugën për në kamping për disa minuta, ndërsa aty ka shkuar dhe kryetari i Sindikatës së Transporteve, Gëzim Qato, i cili është munduar të qetësojë situatën. Ai u ka premtuar shoferëve sindikalistë se do të merrte takim me ministrin e Punës dhe drejtues të Bechtel-Enka në Tiranë, për të bërë të mundur rikthimin e tyre në punë. Vetë shoferët protestues janë shprehur se, nëse nuk do të kthehen në punë ditën e premte, do të organizojnë një protestë të fuqishme dhe do të bllokojnë lëvizjen e mjeteve të punës në segmentin që është në ndërtim e sipër.

Kompania: U mbaroi kontrata

Krejt ndryshe është reagimi i drejtuesve të kompanisë ndërtuese, pasi, sipas tyre, me shoferët që pretendojnë largimin arbitrar nga puna, ka pasur një kontratë pune njëvjecare dhe ata janë thirrur për t’iu bërë e qartë se kontrata po mbaronte dhe se ata duhej të merrnin masa për t’u vetëpunësuar. “Ky është një rregull i kompanisë sonë, që nuk largon askënd pa e lajmëruar”, shprehen ata për gazetën.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML